Pas tatuazhit penisi i tij qëndron gjithmonë në ereksion

Priapus
Një 21 vjeçar ka bërë një tatuazh në penis, por kjo e ka lënë me pasoja. Tani ai ka një gjendje gjysmë ereksioni të vazhdueshme. Pacienti iranian, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte shkruar në penis rrugë të mbarë në udhëtimet e tua (boroë be salaamat). Më pas kishte shkruar një shkronjë M, që mendohet se është iniciali i të dashurës.
Por doktorët thonë se tatuazhi e ka bërë atë më priapism, që është një gjendje mjekësore e njohur kur dy organe nuk lidhen siç duhen. Atij nuk i lidhen mirë arteriet me venat. Kështu gjaku vërshon përmes arterieve dhe ikën përmes venave. Kjo ka ardhur për shkak se gjilpërat e tatuazhit janë ngulur më thellë. Priapizëm është emërtuar sipas zotit romak të pjellorisë Priapus, që gjithmonë portretizohej me një penis gjigant në gjysëm- ereksion.
Mjekët thonë se zakonisht problemi zgjidhet vetë, por ekziston edhe mundësia e ndërhyrjes.