E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarja, finaliste e Miss New York 2012 (FOTO)

Share

Ajo quhet Nereida Isufi dhe është zgjedhur si konkurrente finaliste në Miss New York 2012, që do të zhvillohet në datën 14 dhe 15 Janar 2012, në Nju Jork. E bukur, inteligjente, energjike, bukuroshja shqiptare synon të marrë kurorën e Miss New York 2012, duke patur mundësinë të përfaqësojë shtetin e Nju Jorkut në Miss USA.

Nereida, e lindur në Tiranë dhe me banim prej disa vitesh në Dallas të Texasit, po përjeton ditët më të lumtura në jetën e saj, duke realizuar ëndrrën e saj për tu ngjitur në skenën e një prej konkurseve më prestigjioze të bukurisë. Talentët shqiptarë tashmë kanë dëshmuar aftësitë dhe profesionalizmin e tyre shpesh herë nëpër botë.

Sferat e përfaqësimit, ku populli shqiptar ka arritur të prezantojë se ka kualitete të larta, mbeten të shumta. Bukuria e vajzave shqiptare është dëshmuar se është triumfuese dhe më e veçanta në shumë konkurse bukurie. E ndër këto është edhe Nereida, që do të marrë pjesë në konkursin kombëtar të bukurisë i organizuar nga Donald Trump, Miss New York, vajza që ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në një paradë të shqiptarëve të organizuar në Amerikë. /vip/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›