Projektligji: Nuset të veshin mbathje kur shkojnë në altar
Share
Një këshilltar brazilian ka propozuar një ligj të ri që detyron gratë të veshin mbathje kur shkojnë në altar.
Ozias Zizi pretendon se një numër i madh grash po shkojnë në kishë pa asgjë tjetër poshtë fustanit nusëror. Gratë supersticioze besojnë se një gjë e tillë do bëjë që martesat të zgjasin më shumë, shpjegon ai.
Në momentin që hyn në një vend besimi dhe lutje, duhet të tregosh pak respekt, tha Zizi, i cili mendon se projektligji nuk do e ketë të lehtë të marrë miratimin.
Një pastor lokal tha se projektligji është qesharak. Ai deklaroi se ka gra që zgjedhin të mos veshin gjë dhe kjo nuk ka lidhje me asgjë. Do ishte absurde të detyrosh policinë të kontrollojë gratë për diçka të tillë, tha pastori.