E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet lozha e madhe Masonike e Shqipërisë

TIRANË- Duke filluar nga dita e sotme edhe në Shqipëri është krijuar lozha e madhe masonike.

Zyrtarizimi saj është bërë në një deklaratë për shtyp e Elton Cacit mjeshtër i llozhës shqiptare, por edhe e disa të ftuarve nga llozhat e masone në Shtetet e Bashkuara dhe Italisë. Caci thekoi se hapja në këtë periudhë e llozhës shqiptare, përkon me krijimin e kushteve të duhura politike dhe sociale. Ndërkohë që puna kishte disa vite që kishte filluar.

Ndërsa i ftuari i vëcantë në këtë ngjarje Tomas Xhekson sekretar ekzekutiv i konferencës të lozhave të mëdha Masonike, tha se krjimi i kësaj llozhe është me rëndësi për shqiptarët pasi do kontribuojë në promovimin e demokracisë dhe tolerancës.

“Ne duam te marrim disa qytetarë të mirë shqiptarë dhe ti bëjmë më të mirë për të kontribuar në evoluimin e shoqërisë shqiptare. Ne jemi aty ku ka demokraci . Do të kontribuojmë në përhapjen e parimeve demokratike. Në shqipëri kemi njerëz të rinjë që nuk janë përfshirë në rregjimin e vjetër, dëshironim ti jepnim një freski kësaj llozhe. Më duhet të theksoj se kjo nuk është një parti politike”, - deklaroi Tomas Xhekson sekretar ekzekutiv i konferencës të lozhave të mëdha Masonike.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›