E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë e viktimave të 21 janarit: S`na tret dheu pa mësuar emrat e vrasësve

Share

Gruaja e Faik Myrtos

Në përvjetorin e 21 janarit 2011, kur katër qytetarë u vranë në sheshin kryesor të Tiranës përballë kryeministrisë, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.
Jeta e familjes së Faik Myrtajt në Fier, ndryshoi tërësisht pas asaj dite.
Pak muaj vdekjes se te atit u vetëvra edhe djali 22 vjeçar. Tashme bashkëshortja e Faikut është shpërngulur nga fshati Kreshpan dhe jeton ne Fier ne një shtëpi me qira se bashku me djalin tjetër Renaton.
Nuk mund të më tretë dheu pa marre vesh kush e vrau tim shoq dhe pa i hequr përbaltjen qe i bene atij ditën e vrasjes dhe me pas politika dhe përfaqësuesit e shtetit. Burri im nuk ishte puçist për te rrezuar shtetin përkundrazi- ishte njeri qe kërkonte bukën e gojës -loton bashkëshortja e tij.
Edhe bashkëshortja e Gjirokastitit Ziver Veizi, apelon për dënimin e autoreve te vrasjes. Ajo tregon se vonesa e hetimeve ka renduar edhe me shume gjendjen e dy fëmijëve te mitur Kejdit 10 dhe Anës 13 vjeçare.
Nuk mund te fal gjakun e babait te fëmijëve te saj. Anës 13 vjeç dhe Kejdit 10 vjeç. Kërkon nga shteti drejtësi, autoret e kësaj vrasjeje dhe nga politika te hesht e te mos luaj me gjakun e katër te rënëve ne këtë proteste qe ishte për bukën e gojës.
Familjaret e viktimave thonë se i kane sytë tek organet e drejtësisë. Gjate protestës se opozitës se bashkuar me 21 janar te vitit 2011 mbeten te vrare para kryeministrisë katër demonstrues./lajmifundit

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›