"Luftë" mes shqiptarëve e maqedonasëve për Strugën

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Strugë ka nxitur dhe ka iniciuar apele të ndryshme për të dalë në votime për ta fituar Strugën, për të mos e lejuar që të bie në duart e të padëshiruarve. Në këtë kontekst, vjen në shprehje imagjinata maksimale, për të sensibilizuar elektoratin, për ta mbështetur secili kandidatin e vet, shqiptarët për të mos e dorëzuar Strugën, ndërsa maqedonasit me idenë që “ta rikthejnë” Strugën.
Nëpër portalet e shumta në gjuhën maqedonase është shpërndarë një njoftim (izvestuvanje) në të cilën në gjuhën maqedonase thuhet shprehimisht: “Qeveria e Maqedonisë organizon çarter fluturime falas dhe autobusë për struganët. Të gjithë ju që keni miq e familjar, njoftoni për këtë që të ndihmojmë të gjithë, që struganët ta kthejnë Strugën! Për informacione më të hollësishme, konsultohuni me Komitetin e VMRO-DPMNE-së në Strugë.
“Lutje për bashkatdhetarët. Nëse jeni aq të interesuar për qytetin tonë, ardhmërinë tonë, dhe dëshironi të ndihmoni, ju lutemi, urdhëroni ejani e votoni e jo vetëm të shisni mend në “fb”!!! Kjo neve na nevojitet më së paku, këtë mundemi ta bëjmë edhe vet, e në rastin konkret mbështetja përmes facebook nuk mjafton! Me respekt ju faleminderit për mirëkuptimin”- thuhet në pamfletin - apelin e maqedonasve, “për ta rikthyer Strugën”, transmeton INA.
Nga ana tjetër, po në të njëjtit pamflete - apel të maqedonasve, janë kyçur edhe shqiptarët, duke shtuar po në të njëjtin vend mesazhet dhe apelin e tyre me këtë përmbajtje: “I nderuar strugan! Dil, Voto dhe dëshmo se në Strugë nis Shqipëria!
Dil, Voto dhe dëshmo se në Strugë jetojnë 80% shqiptar! Dil, Voto dhe dëshmo se Struga kurrë s’ka rrezik! Dil, Voto dhe dëshmo se bashkimi bën fuqi! Dil, Voto dhe eja më 7 prill festo!Le ti bashkojmë forcat siç kemi bërë më parë! DIL, VOTO NR 22 ZIADIN SELA më 7 Prill 2013”, thuhet në thirrjen e aktivistëve shqiptarë të shpërndarë nëpër qytetin e Strugës./Indeksonline/