E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea e Veriut, SHBA çon avionë luftarakë në bazën japoneze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në Korenë e Jugut një seri avionësh luftarakë ''F-22'', njofton gazeta ''Wall Street Journal'' duke cituar burime nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
''Xhetët luftarakë mbërritën gjatë orëve të fundit në bazat amerikane në Jug të gadishullit korean dhe dislokohen në bazën e krijuar në Japoni, në Kadena. Bëhet fjalë për hapin më të fundit demonstrativ nga pala amerikane lidhur me shfaqjen e kapaciteteve të avancuara ushtarake si alterantivë për të dekurajuar dhe zmbrapsur provokacionet e Koresë së Veriut'', theksonte e përditshmja amerikane.

Ndërkaq udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong-un ka premtuar përforcimin e arsenalit bërthamor në hapjen e punimeve të takimit plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njoftoi agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve Kcna.
Sipas agjencisë, Pheniani do të përmirësonte mekanizmat e siguresave me bazë bërthamore ''në cilësi dhe në sasi'' për të kontestuar kërcënimet e ''ardhura nga pala amerikane.'' Kim, ka shtuar se do të promovonte ndërtimin ekonomik dhe zhvillimin e kapaciteteve bërthamore ''në mënyrë simultane'', ku garantoi se Koreja e Veriut do të lëshojë në hapësirë të tjerë ''satelitë''./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›