E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjarët e viktimave të 21 janarit: Do e marrim gjakun, presim të burgoset Berisha

vrasesit-e-21-janarit-1024x678Familjarët e viktimave të 21 janarit kanë reaguar plot zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dy të akuzuarit për vrasjen e të afërmve të tyre.

A1Report ka marrë në intervistë disa prej tyre.

Motra e Ziver Veizit, Trëndafile Muhameti, thotë se do e marrin gjakun, por presin burgosjen e Berishës.

Jemi të shokuar, nuk e prisnim këtë vendim. Nuk do ta lëmë gjakun e vëllait tonë pa marrë. Po na lëndojnë shumë. Po na i vrasin përsëri njerëzit tanë

Unë prisja dhe pres në fakt burgosjen e Sali Berishës, sepse ai është urdhëruesi i vrasjes së tim vëllai dhe atyre të tjerëve që dergjen sot nën dhe. Kërkoj me ngulm nga qeveria e re shqiptare, tek e cila kemi besim, që të vendosë në vend nderin dhe gjakun e tim vëllai, i cili nuk ishte kokëpalarë, por i ndershëm dhe doli kundër korrupsionit. Doli në demonstratë, sepse ishte kundër bllokut të korrupsionit dhe krimit të gjeneruar nga qeveria, e cila u shporr një herë e mirë nga ne të gjithë.

Gjykata e Apelit, nuk është gjë tjetër veçse një vegël në duart e Berishës, ndaj pres një reagim nga ana e qeverisë së re, që të reformojë gjykatat dhe pse jo rikthim të çështjes në fjalë duke dhënë dënimin e merituar për vrasësit dhe urdhëruesit e vërtetë të tim vëllai, thotë Muhameti.

Kurse vëllai i Hekuran Dedës, Zabiti, thotë se ata nuk e pranojnë një vendim të tillë.

Ne do të rihapim çështjen. Nuk do ta lëmë me kaq. Mos na detyrojnë që të bëjmë gjëra të tjera. Po na vrasin përditë, tha Zabiti.

Kurse Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, thotë se vendimi duhet injoruar.

Duhet injoruar. Kemi qenë spektikë për shkak të lidhjeve të trupit gjykues me Berishën. I bëjmë apel qeverisë Rama që ta çojë çështjen deri në fund.

Renato Myrtaj, i biri i Faik Myrtajt, i kontaktuar me telefon nga studio e A1 Report, u shpreh: Smë çudit vendimi. Është amanet i Berishës./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›