Nishani provokon: Të shkrihet inspektorati, qeveria të mos kontrollojë më gjykatat
Presidenti Bujar Nishani, që u ankua një ditë më parë se mazhoranca e re ka nisur një sulm politik ndaj tij, deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ditën e mërkurë se duhet shkrirë inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë që gjyqësori të kontrollohet vetëm nga KLD.
Fakti se ekziston një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrit të Drejtësisë dhe Zëvendëskryetarit të KLD-së Për shmangien e mbivendosjes së kompetencave në inspektimin gjyqësor me qëllim që të shmangen mbivendosjet në kompetencat e dy inspektorateve, tregon se ka ardhur koha që inspektoriati i Ministrisë është një strukturë që duhet shkrirë. Një masë e tillë do respektonte edhe më tepër parimin e pavarësisë së gjyqësorit nga ekzekutivi, tha Nishani.
Nuk dihet se si do të reagojë qeveria e re ndaj këtij propozimi, ndërsa dihet se KLD vazhdon të jetë një strukturë që kontrollohet nga opozita aktuale./ep