E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i armeve, kerkohet 48 vjet

Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi dje shpalljen fajtore dhe denimin me 48 vjet heqje lirie, per kater te pandehurit e akuzuar per "trafik te armeve dhe municioneve". Perfaqesuesi i akuzes kerkoi dje shpalljen fajtore dhe denimin me nga 11 vjet burg, per te pandehurit Ahmet Ferhari dhe Artan Aliaj, ndersa per dy te pandehurit e tjere, Rrahman Deman dhe Zamir Kotrri akuza kerkoi denimin e tyre me nga 13 vjet burg. Gjate seances se djeshme, i pandehuri Ahmet Ferhati deklaroi se ai pistoletat qe kishte pasur me vete, i kishte te tijat dhe do i shiste ne Shkoder. "Te pandehurin Rrahman Demaj e njoh, pasi e kam pasur fqinj, ndersa te pandehurit e tjere i kam njohur ne gjykate. Personat e tjere qe ndodhen ketu, nuk kane lidhje fare. Po me fusni ne gjak me ta.", ka deklaruar dje i pandehuri Ferhati. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka rezultuar se te pandehurit kane tentuar te shisnin kater pistoleta, te tipit "Mini Blou", kundrejt shumes prej 60 mije lekesh secila. Sipas akuzes, me daten 13 qershor te vitit 2007, i pandehuri Ahmet Ferati nga Kukesi, dyshohet se ka blere nga nje shtetas kosovar, kater cope pistoleta. Kete sasi pistoletash ai e ka blere me porosi te te pandehurit tjeter, Rrahman Demaj dhe ky banor i qytetit te Kukesit. Menjehere pas sigurimit te "mallit", nje dite me pas, Ferati eshte nisur heret ne mengjes nga Kukesi ne drejtim te Shkodres, ku ne te, do i dorezonte pistoletat te pandehurit Rrahman Demajt. Nga hetimet e kryera u provua se Ahmet Ferati eshte nisur ne drejtim te Shkodres, me nje fugon pasagjeresh dhe kishte lene takim per dorezimin e armeve ne qender te Shkodres, tek vendi i quajtur "Pese Heronjte e Vigut", ne nje lokal me tulla te kuqe me porositesit e armeve, Rrahman Demaj. Ky i fundit ka rene dakord qe pistoletat e llojit "Mini Blou" t'i blinte me shumen 60.000 leke te reja. Lidhur me kete situate, policia ka arrestuar ne flagrance dy te pandehurit dhe nga transkriptimi i bisedave telefonike te tyre, ka rezultuar se Zamir Kotrri eshte nje nder bashkepunetoret kryesor ne kryerjen e ketij trafiku armesh. Keshtu ai ka biseduar me te pandehurin Rrahman Demaj, per te siguruar keto arme dhe me pas ka derguar per te marre armet ne qytetin e verior tek Ahmet Ferhati, nje te njohurin e tij dhe pikerisht te pandehurin Artan Aliaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›