Familjarët identifikojnë trupin e peshkatarit të gjetur
Arrihet të identifikohet trupi i pajetë i peshkatarit të gjetur dy ditë më parë në ujrat kroate. Trupi i përket vëllait të vogël të vëllezërve Golaj dhe është Jani Golaj. Identifikimi është bërë nga ana e familjarëve, të cilët ndodhen në Kroaci.
DUBROVNIK- Është arritur të identifikohet nga ana e familjarëve trupi i pajetë i peshkatarit të gjetur dy ditë më parë ne ujrat kroate. Ai i përket vëllait të vogël të vëllezërve Golaj dhe është Jani Golaj. Familjarët e vëllezërve Golaj të cilët ndodhen në Kroaci kanë arritur ta identifikojnë trupin, i cili gjendet në morgun e Dubrovnikut. Ndërkohë mësohet se kërkimet për gjetjen e vëllait tjetër Sotir Golaj vazhdojnë ende nga ana e autoriteteve kroate, si në terrenin tokësor ashtu edhe atë detar. Ndërkaq autoritetet kroate të kërkimit bëjnë të diture se kanë mundur të gjejnë dokumentet e Sotir Golaj.
Pas identifikimit të trupit, familjarët kanë kërkuar ta sjellin të afërmin e tyre në Shqipëri, por s’kanë mundur dot pasi duhet prezenca e një përfaqësuesi nga ana e ambasadës Shqiptare për të bërë të mundur tërheqjen e trupit. Sipas familjareve Ambasada nuk po i vjen në ndihmë për këtë gjë. Dy vëllezërit Golaj ishin të pranishëm në gomonen e mbytur, bashkë me Romeo Pulizin i cili momentalisht ndodhet i shtruar në spital në Kroaci. Mbetet ende mister fati i Sotir Golajt.
Ndërkohë i kontaktuar me telefon nga televizioni “NEWS24”, ambasadori i shqiptar në Kroaci Pëllumb Qazimi ka deklaruar se ka kontaktuar në telefon me familjrët e viktimave, kur ata ishin ende në Shqipëri, por nuk kanë kontaktuar kur kanë mbërritur në Kroaci. Siapas Qazimit tërheqja e trupit do të bëhet sipas procedurave kroate dhe se janë në kontakte të në lidhje me kërkimin e trupit të Sotir Golajt.
(a.r/balkanweb)