E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthenen trupat paqeruajtës nga Afganistani

Rikthehen në atdhe trupat e kontigjentit të tretë paqeruajtës të Shqipërisë në Afganistan. Në një pritje të organizuar ku mernin pjesë ministri Gazmend Oketa, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,gjeneral brigade Maksim Malaj, komandanti i Forcës së bashkuar gjeneral brigade Agim Lala, ushtarakë të tjerë të lartë dhe familjarë të trupave. Oketa vlerësoi misionin e trupave shqiptar ne një nga zonat me te vështira të Afganistanit.Ai falenderoi dhe vlerësoi me nota të larta kontributin e trupës shqiptarë në ruajtjen e jetës dhe në shërbim të popullit afgan. Ndër të tjera Oketa falenderoi në mënyrë të veçantë dhe familjarët e trupave paqeruajtse shqiptare. Kontigjenti i tretë paqeruajtës ka shërbyer në Afganistan në Heart që para gjashtë muajsh. Kështi me vendosjen e trupës së katërt të paqeruajtve në të njëjtën zonë u bë dhe rikthimi i tyre në atdhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›