E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, motori përplaset me biçikletën, një i plagosur

TIRANE – Një person është plagosur mesditën e sotme në afërsi të zonës së “Shallvareve” në Tiranë.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se një motor është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur personi që udhëtonte me biçikletë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

I plagosuri u dërgua në Spitalin Ushtarak, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›