Bulqizë, minatorët në ditën e 24 të grevës së urisë

Minatorët e Bulqizës, gjatë grevës së urisë
BULQIZË-Greva e urise se minatoreve te Bulqizes ka hyre sot ne diten e 24-te dhe ende nuk ka një marrëveshje mes grevisteve dhe përfaqësuesve të firmës koncensionare, ACR për kerkesat e tyre.
Mengjesin e sotem në ambientet e minierës ku zhvillohet greva e urisë kanë mbërritur dhe specialistët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Synimi i vizites se tyre eshte vlerësimi i dëmit te shkaktuar në minierë pas ndërprerjes së punës, si pasojë e grevës.
Por, përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve e kanë cilësuar vizitën e tyre si presion që po u bëhet për të ndërprerë grevën e urisë.
Nje dite me pare, në mbështetje të tyre mbërriten në Bulqizës edhe 50 minatorë të tjerë nga Puka dhe Mirdita, qe u jane bashkuar familjareve qe protestojne jashte.
Nderkohe qe te henen, dhjetë minatorë grevistë dolen me urgjencë nga greva për shkak të gjendjes së tyre të rëndë shëndetësore, ndërsa janë zëvendësuar menjëherë më 10 të tjerë.
Te dielen kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolli i bëri thirrje ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu që si një mik i shqiptarëve të vinte në Bulqizë dhe të shihte gjendjen e minatorëve.
***
Minatoret kërkojne rritje page në masën 20%- 40%, përmirësim të kushteve të punës, uljen e moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.