E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat 84 vjeçarit: Liljanën se vrava unë

Gaqo Dumka, i arrestuar nga policia per vrasjen e 42-vjeçares (majtas) viktima Liljana Arapi

KORCË- Gjykata e Korcës ka vendosur sot masën e sigurisë burg pa afat ndaj të moshuarit, Gaqo Dumka, arrestuar si autori i vrasjes së 42 vjecares, Liljana Arapi me të cilën jetonte në banesën e marrë më qira në qytet.

Në seancën e sotme, i moshuari ka dëshmuar rreth ngjarjes duke mos e pranuar autorësinë. Sipas tij, kanë qenë tre perosna që e kanë rrëmbyer Liljanën dhe ata i kanë prerë edhe kokën për të cilën ai nuk di gjë se ku ndodhet.

Gjithnjë duke iu referuar dëshmisë së sotme, i moshuari ka deklaruar se e ka pranuar autorësinë që në fillim, pasi ka qenë nën kërcënimin e autorëve.

Ai ka pranuar vetëm se ka copëtuar trupin e gruas, pasi sipas tij ajo ka qenë shumë e rëndë dhe ai nuk mund ta tërhiqte dot për ta hedhur në mbeturina.

Trupi i gjymtuar i gruas u gjet natën e 12 gushtit e pas hetimeve policia mbërriti deri në arrestimin e Dumkës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›