E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjet e ambasadës së SHBArestaurojnë jetimoren e Durrësit

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Punimet në Qendrën Rezidenciale DURRES - Rreth 40 amerikanë, familjarë të punonjësve të Ambasadës amerikane në Shqipëri, kanë restauruar sot, ambientet e brendshme të jetimores së Durrësit, siç ata vetë e bëjnë të ditur: Në nder të Ditës Kombëtare të Shërbesës dhe Kujtesës, 11 shtatorit.

Nëpërmjet një albumi fotografish me punimet që kanë bërë në Qëndrën Rezidenciale të Durrësit, album i postuar në Fb, ata rrëfejnë punën e kryer pikërisht sot për të treguar edhe mirënjohjen ndaj miqve të tyre shqiptarë.

Qendra Rezidenciale e Zhvillimit në Durrës është më shumë se një institucion për jetimët, pasi i kushtohet atyre që kanë probleme zhvillimi. Pas restaurimit që u bë fillimisht nga specialistët e Seksionit të Mirëmbajtjes së Ambasadës, vullnetarët riparuan dhe lyen me ngjyra të gjalla disa dhoma dhe bënë disa punë të vogla kopshtarie, duke i dhënë, siç shprehen ata vetë, jetë strukturës dhe dritë, fytyrave të jetimëve.

(Në foto: Gjatë restaurimit të Qendrës në Durrës)

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›