Fier, reshjet e shiut shuajnë zjarrin në pyllin “Darzezë”
FIER- Zjarri i riaktivizuar në pyllin “Darzezë” të Fierit është shuar tërësisht falë reshjeve të shiut të rëna gjatë ditës së sotme. Zjarri u riaktivizua mesditën e sotme teksa u konstatuan dhe dy vatra të reja një në Darzezë dhe tjetra në Peshtan.
Për shuarjen e flakëve, punuan zjarrëfikset e Lushnjes dhe të Fierit, por zjarri u shua totalisht vetëm falë reshjeve të shiut. Vatra e zjarrit u aktivizua dje, fillimisht në pyllin e Pishporos, ndërsa shumë shpejt përparoi drejt zonës së Darzezës, duke djegur qindra ha me pisha.
Era e fortë favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve, duke shkrumbuar rreth 130 ha me pisha, teksa dëmtoi pasurinë pyjore të kësaj zone. Shkak i zjarrit dyshohet pakujdesia.
(m.s/BalkanWeb)