Peshevski i kërkon debat televiziv homologes Kusari-Lila
MAQEDONI- Zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, i ngarkuar për çështjet ekonomike, i kërkon homologes së tij kosovare, ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ballafaqim televiziv në lidhje me zhvillimet në kufirin mes dy shteteve, ku është bllokuar qarkullimi i automjeteve, transmeton Makfaks.
“Mendoj se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën. Kështu që unë e ftoj ministren kosovare në duel televiziv sot, para syve të publikut që të ballafaqojmë argumentet dhe të lëmë qytetarët që të nxjerrin një përfundim mbi këtë situatë”, ka thënë Peshevski i cili ka propozuar që të jetë Alsat TV televizioni që të organizojë debatin.
“Kjo situatë meriton transparencë dhe besoj shumë se debati jonë para publikut do të hedhë shumë dritë mbi këtë çështje. Po ashtu besoj se do të kontribuonte në gjetjen e një zgjidhje të tanishme dhe parandalimin e situatave të tilla që mund të vijnë më vonë”, ka shtuar Peshevski.
Kufiri në mes të Kosovës dhe Maqedonisë ka tri ditë që mund të kalohet vetëm në këmbë për shkak të bllokadës nga të dy vendet.
(a.h/tg/BalkanWeb)