Familjet e ngujuara letër Berishës e Topit
30/04/2009 22 fëmijë nën frikë e pa të ardhme
Prej tre muajsh janë detyruar t’i largojnë fëmijët e tyre nga qendra e trajtimit të fëmijëve të ngujuar në Poliçan dhe pas shumë trokitjesh në dyert e shtetit akoma nuk kanë gjetur zgjidhje. Janë nënat e 22 fëmijëve shkodranë, të cilët kanë jetuar në këtë qendër dhe tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre, pa shkollë dhe me frikën e gjakmarrjes , të cilat i kanë drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Berisha. Në të ato tregojnë situatën në këtë qendër edhe pas ndryshimeve të bëra, përpjekjet e tyre për të mundësuar rikthimin e fëmijëve dhe faktin se këtyre fëmijëve po t’u digjet viti shkollor, pasi kanë tre muaj të shkëputur.
Letër e hapur
Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha
I nderuar zoti Kryeministër,
Jemi nenat shkodrane të fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja, që i kemi pasur fëmijët tanë në Qendrën e Trajtimit të Fëmijëve të Ngujuar në Poliçan. Ne fëmijët i morëm nga kjo qendër, jo vetëm për kushtet e vështira që kishin atje, pasi fondet e akorduara për ta nuk kishin shkuar në destinacionin e duhur, por edhe për faktin se në krye të kësaj qendre u vendos kryetari i këshillit bashkiak të Poliçanit, ndërkohë që ne donim që të ishte një grua, si dhe për arsye të tjera,që kemi bërë publike, ne nuk ishim dakord. Pas shumë përpjekjesh, duke trokitur derë më derë në shtetin tonë për të kërkuar të drejtën e fëmijëve tanë fatkeq, më në und e hoqën drejtorin, por duke e zëvendësuar me nënkryetaren e bashkisë së Poliçanit, ndërsa stafi tjetër u emëruan po punonjës të kësaj bashkie, të cilët lënë për të dëshiruar. Kështu, nëndrejtor u vendos kryetari i këshillit bashkiak të Poliçanit, kujdestare u emërua ish-magazinierja e qendrës, e cila është e paditur në prokurori për abuzime me fondet e dhëna nga shteti dhe donacionet e dhuruara nga fëmijët e Beratit për këtë qendër, ndërsa shefe finance u emërua përgjegjësja e punëve sociale në bashki. Këto emërime janë bërë për të mbuluar abuzimet e mëparshme me fondet e dhëna për këtë qendër dhe për të vazhduar përsëri vjedhjen e tyre. Ne kemi një shije shumë të hidhur nga sjellja e stafit të kësaj bashkie me fëmijët tanë, pasi duke bërë më të fortin u kanë ndërprerë deri në tre muaj ujin, dritat si dhe kanë tentuar t’i nxjerrin me forcë jashtë, por nuk janë lejuar për ta bërë këtë nga policia. Nisur nga këto që janë bërë në kurriz të fëmijëve tanë, ne kurrë nuk mund t’ua besojmë fëmijët tanë atyre njerëzve të pashpirt. Çuditërisht, zoti Kryeministër, fondet u hapen sapo u larguan fëmijët e ngujuar nga kjo qendër, edhe pse që më 3.10.2008 me VKM kjo qendër është kthyer në qendër kombëtare për trajtimin e fëmijëve të ngujuar, askush nuk u kujtua të çelte një fond për këta fëmijë, së paku sa për të blerë librat e shkollës. Fëmijët tanë, që janë realisht të ngujuar, dhe kjo nuk është e vështirë të vërtetohet, jetojnë me frikën e vrasjes dhe të privuar nga shkolla, ndërsa aktualisht në qendër janë strehuar familje të tëra, që nuk kanë asnjë problem hasmërie. Kryefamiljari punon çdo ditë e shëtit lirshëm, por ushqehet e strehohet aty ku duhej të ishin fëmijët tanë, duke ngrënë bukën e tyre. Të fshehur pas letrash false, ka dhe familje të tjera që janë strehuar aty, ndërsa për fëmijët tanë nuk ka vend. Si mund ta justifikojnë drejtuesit aktualë të kësaj qendre faktin që aty strehohen fëmijë kopshti e çerdheje, vajza të vogla 3 vjeçe e të sëmura, që thuhet se rrezikohen nga gjakmarrja, ndërsa dihet se një kategori e tillë nuk cenohet edhe sikur familjet e tyre të ishin vërtet në gjak. Abuzime të tilla janë denoncuar nga ne dhe organet përkatëse po hetojnë. Kemi vënë në dijeni dhe ministrin e Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe drejtorin e Shërbimit Social Shtetëror, por duket se këtyre zotërinjve nuk u intereson shumë jeta e kërcënuar e fëmijëve tanë. Një tjetër arsye që ka bërë që ne të mos i dërgojmë fëmijët në atë qendër është dhe fakti se ajo është bërë mjaft publike, pra është e zbuluar dhe ndonëse ruhet nga policia gjakësi mund ta bëjë punën e tij. Zoti Kryeministër! Kërkojmë nga Ju që të vini dorë sa më parë dhe të zgjidhet ky problem, që fëmijët tanë t’u kthehen bankave të shkollës, pasi ata e kanë filluar vitin shkollor, por e kanë ndërprerë, ndërkohë që çdo ditë e më shumë po u rrezikohet jeta. Ju lutemi, zoti Kryeministër, na ndihmoni që fëmijët tanë të arsimohen dhe të mos kenë fatin e baballarëve të tyre, por nesër të bëhen të denjë për të gjithë shoqërinë.
Nënat e fëmijëve të ngujuar nga Shkodra, që kanë jetuar në qendrën e Poliçanit