Titujt e pronësisë, saktësohen dosjet që hetohen të parat
30/04/2009 Si do të veprohet në rastet e shitjes së sipërfaqet dhe detyrat e ZRPP e komisioneve
Verifikimi i titujve të pronësisë si dhe i mbivendosjeve do të mbetet një proces që do të përfundojë pas tre vjetësh. Ndonëse një afat i parashikuar në vendime dhe akte ligjore, të cilat shpesh kanë qenë afate krejtësisht të pazbatuara. Gjithsesi, ekspertët e komisioneve vendore kanë theksuar se janë një sërë dokumentesh që një person duhet të ketë për të mos u prekur nga hetimet.
Ndërkohë dhe një herë theksohet se blerësi, i cili mund ta ketë marrë tokën nga një përfitues i paligjshëm, nuk do të preket nga verifikimi apo bllokimi i pronës. Kjo pasi Kushtetuta dhe Kodi Civil e parashikojnë mjaft qartë formën e fitimit të një prone, e cila është blerje, dhurim apo trashëgimi. Ndaj kur blerësi ka paguar apo ka një akt dhurimi të kësaj sipërfaqe ai mbetet pronar i ligjshëm. Është shitësi ai që ka shkelur ligjin, ndaj do të paguajë vlerën e tokës.
Hetimi
Me udhëzimin e fundit qeveria u ka hapur rrugën komisioneve të titujve të pronësisë. Kështu, në zyrat e regjistrimit të pasurive puna do të nisë me verifikimin e shitjeve të tokave, sidomos në ato turistike, kjo për të mos mbajtur të bllokuar ato prona që janë fituar me anë të blerjeve. Kjo do të merret përsipër prej hipotekave, duke verifikuar dokumentet e paraqitura për kalimin e pronësisë. Ndërsa pas kësaj procedure do të nisë verifikimi i regjistrit në themel të një prone. Në këtë pikë i jepet zgjidhje dhe çështjes së mbivendosjeve, duke eliminuar përplasjet mes palëve. Ndërkohë çdo e dhënë e zbuluar u kalon dhe komisioneve vendore të verifikimit të tokave në Shqipëri.
Titujt
Një tjetër hetim do të jetë ai i ndarjes së tokave sipas ligjit 7501 apo ligjit për ndarjen e tokave të fermave. Në këtë procedurë do të kërkohet verifikimi i kryefamiljarëve apo individëve të tjerë që kanë përfituar tokë si ish-punonjës të kooperativave apo ndërmarrjeve bujqësore. Për këtë do të shërbejnë regjistrat e këtyre ndërmarrjeve dhe librezat e pensionit apo kontributeve shoqërore. Një tjetër element do të jetë numri i pjesëtarëve të familjes në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit. Për këtë komisionet do të marrin të dhëna dhe nga komisionet e administrimit të tokave, që kanë në dispozicion të dhënat e ndarjes së sipërfaqeve për frymë.
Udhëzon
1. Regjistrimi i fitimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, me aktin e marrjes së tokës në pronësi (në vijim AMTP), të nxjerrë në zbatim të ligjeve nr.7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, i ndryshuar, nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, nr. 8312, datë 26.03.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, të vendimit nr.452, datë 17.10.1992 të Këshillit të Ministrave “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore”, i ndryshuar, bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP) në përputhje me nenet 24 e 38 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, pas verifikimit nëse AMTP-ja përmban elementet e mëposhtme të formës dhe përmbajtjes:
a) Emrin dhe mbiemrin e përfituesit apo të përfaqësuesit të familjes bujqësore përfituese të tokës bujqësore. Identifikimin e organit që e ka lëshuar AMTP-në (të paktën kërkohet nënshkrimi i kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës).
c) Të dhënat identifikuese të pasurisë/ve të dhëna në pronësi (të paktën kërkohet sipërfaqja, lloji i tokës bujqësore - arë, pemëtore, vresht, ullishte).
ç) Njërën nga vulat e mëposhtme:
- vulën e komitetit ekzekutiv të fshatit;
- vulën e kryeplakut;
- vulën e komunës/bashkisë;
- vulën e ndërmarrjes bujqësore;
- vulën e këshillit të rrethit/këshillit të qarkut.
d) Nëse lloji i pasurisë së disponuar me AMTP përputhet me ndonjërën nga llojet e pasurive të kadastruara në zërin “tokë bujqësore” më 1.08.1991, të përcaktuara në shkronjën “a” të nenit 1 të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, i ndryshuar.
dh) AMTP-ja është origjinale apo e njësuar me origjinalin nga këshilli i qarkut.