E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fanatizmi që çon në vetëvrasje(video)

Fantazimi në futboll po kalon caqet e normalitetit. Humbja e Vasco De Gama në Brazil ka bërë që një fanatik të tentojë edhe vetëvrasjen. Në javën e fundit të ligës braziliane, Vasco de Gama ka humbur në fushën e saj 2-0 kundrejt Viktorias, duke kaluar kështu në kategorinë e dytë. Një sportdashës fanatik nuk ka duruar dot më dhe është ngjitur në çatinë e stadiumit ku ka tentuar të hidhet dhe të vetëvritet. E teksa në stadium janë përjetuar momente të vështira paniku, punonjësit e sigurimit janë ngjitur gjithashtu në çatinë ku gjendej fanatiku. Tifozët dhe lojtarët poshtë tribunës kanë hapur flamuj të mëdhenj për të pritur personin në fjalë në rast hedhjeje, ndërkohë që punonjësit e sigurimit janë përpjekur të bindin atë të heq dorë nga vendimi për vetëvrasje. Ngjarja është transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kanali shtetëror brazilian. Në një moment që tifozi fanatik humbi vëmendjen, punonjësit e sigurimit arritën ta kapin atë dhe ta shpëtojnë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›