E Shtunë, 31 Tetor 2026

Catania rinovon kontratën; Zenga deri në 2010

Siçili - Skuadra e kategorisë së parë në Serinë A të Italisë, Catania, ka zgjatur kontratën e saj me trajnerin Ualter Zenga deri në vitin 2010. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të internetit ku drejtuesit e klubit bëjnë të ditur se do të vazhdojnë deri në sezonin 2009-2010 me 48 vjeçarin, Zenga. Ekipi sicilian ka arritur të jetë i suksesshëm pas ardhjes së Zengës në krye të tij. Në 15 ndeshjet e zhvilluara këtë vit, Catania ka mbledhur 22 pikë, rezultat ky i kënaqshëm krahasuar me sezonin e kaluar.

Zenga, në karierën e tij futbollistike ka luajtur plot 12 sezone pranë Interit dhe ka veshur uniformën e kombëtares ne plot 58 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›