Southgate :Ofertë komike për Tunxhaj
Ekipi anglez i Chelsea përgatitet që në muajin e ardhshëm ti paraqesë ofertë për transferim lojtarit turk, Tunxhaj. Presidenti i Middlesbrough Gareth Southgate ka deklaruar se shuma që Chelsea mendon për Tunxhaj, është tepër komike dhe një gjë e tillë do të ishte fyese për yllin e futbollit turk. “Kur lexova ofertën që ata mendoni, nisa të qeshja. Ky klub paguan dyfish edhe për fëmijët, dhe jo për një yll siç është Tunxhaj. Sezone të tilla janë plot konfuzitet në futboll. Ne jemi gati të bëjmë të pamundurën për të mbajtur futbollistët tanë më të mirë. Ai ëhstë një lojtar shumë i mirë. Ka një zgjuarsi karakteristike të tijën në lojë. Mund të luajë në pozicione të ndryshme”, tha ai.