FSHF përcakton arbitrat e javës së 15-të superligës
Tiranë (Start) - Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur emrat e e arbitrave që do të drejtojnë ndeshjet e javës së 15-të të Superligës si dhe arbitrave që do të drejtojnë ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Kështu, ndeshjen e kryesuesve të Vllaznisë ndaj Flamurtarit do ta drejtojë gjyqtari i ri Sadiku. Sfidën mes Tiranës së vendit të dytë dhe Apolonisë do ta drejtojë arbitri Sopjani. Ndeshja e rëndësishme Partizani – Teuta do të drejtohet nga arbitri Hoxha. Sfidën që do të luajnë kampionët e Dinamos në Elbasan do ta drejtojë arbitri me përvojë Jareci. Arbitrit ndërkombëtar Albano Janku i është besuar sfida delikate mes Lushnjes dhe Bylisit. Ndërsa ndeshjen mjaft të vështirë Besa –Shkumbini do ta drejtojë arbitri Kridens Meta.
- Arbitrat e javës së 15-të të Superligës në ndeshjet sipas çifteve janë : Elbasani-Dinamo, S.Jareci ; Besa-Shkumbini, K.Meta ;Lushnja-Bylis, A.Janku ;Tirana-Apolonia M.Sopjani ; Vllaznia-Flamurtari, R.Sadiku ; Partizani-Teuta, E.Hoxha
-Arbitrat e javës së 14-të të Kategorisë së Parë
Ada-Bilisht Sport, M.Masha ; Beslidhja-Skrapari, A.Nase ;Naftetari-Tërbuni, S.Disha ; Sopoti-Dajti, E.Kastrati ; Turbina-Burreli, M.Metohia ; Gramozi-Kastrioti, E.Peza; Luftetari-Laçi, B.Pashaj dhe Pogradeci-Skënderbeu, A.Rama.