E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fanella e Anelka per bamiresi

Një fanellën e veshur nga blerja më e bujshme e klubit kinez Shangai Shenhua, Nikolas Anelka, u shit 12 mijë e 700 dollarë, me të ardhurat që do të shkojnë për bamirësi.
Ankandi u realizua gjatë pushimit ndërmjet pjesëve në miqësoren ndërmjet skuadrës nga Shangai dhe Azisë Lindore, që u ndoq nga 10 mijë tifozë. Zhu Jingci, studenti që bëri ofertën fituese, deklaroi se blerja e fanellës së Anelka ishte një surprizë e këndshme.
Ai nënvijëzoi se nuk e kishte menduar që do ta fitonte ankandin, edhe për shkak se ofertat ishin të shumta, ndërsa e cilësoi blerjen e fanellës si një mënyrë për të kontribuuar në shoqëri.
Organizatorët bën të ditur se të ardhurat nga shitja e fanellës së Anelka do ti kalojnë fondacionit “Shanghai Sports Development”, ndërsa përveç bluzës së yllit francez, Zhu mori në shtëpi edhe një top me autograph. Miqësorja në stadiumin “Shangai Hongku” përfundoi në barazim 0-0.
Skuadra e Shenhuasë u bë e njohur në të gjithë botën, pasi në dhjetor të vitit 2011 ata arritën të siguronin firmën e Anelkasë, i cili në Kinë paguhet 300 mijë dollarë në javë.
32-vjeçari është emri më i madh që luan në kampionatin kinez, ndërsa të gjithë në vendin aziatik shpresojnë se transferimi i tij nga Çelsi do të jetë hapi I parë për të rikthyer tifozët në stadiume, pas skandaleve për korrupsion, trukimeve dhe dhunës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›