Bajerni mposhtet 2-0 ne fushen e Leverkusenit
Sërish një ditë e keqe për Bajernin e Mynihut në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra bavareze u mposht 2-0 në fushën e Leverkusenit, duke i dhënë një tjetër goditje synimeve për të fituar titullin kampion këtë sezon.
Goli i parë për Leverkusenin u shënua 10 minuta para fundit të takimit, me autor Stefan Kisling, ndërsa i dyti pikërisht në minutën e fundit, gol që u shënua nga Belarabi.
Edhe pretendentja tjetër për titull, Shalke, pësoi humbje. Frajburgu u tregua më i fortë se “Blutë Mbretërorë” duke fituar me rezultatin 2-1, madje duke kryesuar deri në 2-0.
Një fitore të thellë arriti Shtutgarti, me rezultatin 4-0 në fushën e Hamburgut, një tjetër disfatë e skuadrës së njohur të Gjermanisë së Veriut. Hero i ndeshjes ishte Kuzmanoviç që shënoi 3 gola, ndërsa skuadra vendase mbeti me 10 lojtarë në pjesën e dytë.
Në ndeshjet e tjera, Hanoveri barazoi 2-2 me Augsburgun, Kaizerslauterni barazoi 0-0 me Volfsburgun, ndërsa Herta fitoi 1-0 me Verderin.