E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri situate tensionuar ne Homs

Autoritetet siriane kanë bërë me dije se Kryqi i Kuq nuk mund të hyjë në lagjen e Baba Amër në Homs deri sa terreni të pastrohet nga minat.
Ndihmat humanitare të kryqit të kuq kanë mbërritur në vend që prej të premtes ndërsa nuk janë lejuar nga qeveria vendase tu jepen banorëve në nevojë .
Raporte kanë bërë me dije se forcat qeveritare vazhdojnë me dhunën në vend , janë dhjetra viktima të cilët kanë humbur jetën gjatë sulmeve të fundit në qytetin e Homsit .
Sekretari i përgjithshem i Kombeve të bashkuara ka bërë me dije se autoritetet siriane kanë kryer krime të qarta kundër popullsisë civile të vendit. Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme, ai tha se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në detyrën e tij , dhe mosveprimi i ka inkurajuar udhëheqësit e Sirisë të vazhdojnë sulmet e tyre .
"Eshte koha për komunitetin ndërkombëtarë, që të flas me zë të lartë. Vonesa e vazhdueshme në përpjekje humanitare shkakton vuajtje njerëzore. Dhuna e vazhdueshme në tokë rrezikon zbritjen e një luftë civile "
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në qytetin e Homsit gjatë ditës së premte.Ndërkohë dy gazetarët franceze të plagosur kanë mbërritur në Paris ku janë takuar dhe me presidentin Nikolas Sarkozi . E përditshmja franceze "Le Figaro" shkruan se Edith Bouvier është shprehur se një ndërtesë në Homs ku strehoheshin gazetarët e huaj ishte qëllimisht një shënjester nga forcat qeveritare .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›