Han merr 5 pike, por rekordi mbetet i Brigelit me 6 pike
Një Shqipëri, që në katër ndeshje zyrtare arrin një fitore (me Maltën), dy barazime (me Suedinë e Portugalisë) e një humbje (me Hungarinë), duhet respektuar shumë në botën e futbollit. E një respekt të tillë pas një dyshimi në ndeshjen e humbur 2-0 me Hungarinë në Budapest, e meriton edhe trajneri holandez Ari Han.
Pesë pikë nga 12 të mundshmet (41.2 për qind të pikëve) nuk janë pikë, kur 2 prej tyre ua kemi marrë dy gjigantëve të futbollit botëror: Portugalisë (nënkampione e Europës në vitin 2004) dhe Suedisë (nënkampione e botës në vitin 1958), pavarësisht se këto rezultate i kanë arritur si vende organizatore. Për herë të parë pas katër ndeshjesh kemi një golaverazh pozitiv: vetëm 2 gola të pësuar nga Hungaria, kundrejt tre golave të shënuar nga Shqipëria (të tre kundër Maltës). Pra, kemi pësuar dy gola në 360 minuta, ose më thjesht mesatarist një gol në dy ndeshje të luajtura, kur kemi pasur përballë golashënuesi më të mirë të Ligës së Kampioneve të sezonit të kaluar dhe të Premier Ligës angleze, portugezin Kristiano Ronaldo dhe lojtarin më të paguar në botë, suedezin e Interit, Zlatan Ibrahimoviç. E të pësosh gol nga hungarezi Torgele i Ausburgut të Bundesligës 2 gjermane, dhemb pak.
Por, gjithsesi 5 pikët e Hanit nuk përbëjnë një rekord në katër ndeshjet e para, pasi është gjermani Hans-Peter Briegel, që me 6 pikët e grumbulluara në eliminatoret e Botërorit 2006, mban edhe rekordin unikal me përfaqësuesen e Shqipërisë, ku spikasin dy fitore. Kroati Bariç grumbulloi vetëm dy pikë.
Gjithsesi, nën drejtimin e kroatit Bariç kombëtarja shqiptare ka zhvilluar katër ndeshje zyrtare rresht pa pasur humbje, ndaj Sllovenisë, Bullgarisë dhe dy takimet me Luksemburgun. Bariç mban edhe një rekord tjetër. Kuqezinjtë për herë të parë në gjithë historinë e tyre nuk kanë pësuar gol në katër ndeshje zyrtare radhazi, me Slloveninë, Bullgarinë dhe dy takimet me Luksemburgun. Fitoren më të bujshme e ka arritur nga trajnerët e huaj gjermani Hans Peter Brigel: 2-1 kundër Greqisë (4 shtator 2004), kampiones së atëhershme të Europës, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2006.
Shqipëria pas katër ndeshjeve
Eliminatoret Botërori 2010
Trajner Ari Han
Shqipëri–Suedi 0-0
Shqipëri-Maltë 3-0
Hungari-Shqipëri 2-0
Portugali-Shqipëri 0-0
Bilanci: 4 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime, 1 humbje: 5 pikë. Golat: 3-2, +1
Eliminatoret Euro 2008
Trajner Oto Bariç
Bjellorusi-Shqipëri 2-2
Shqipëri-Rumani 0-2
Holandë-Shqipëri 2-1
Shqipëri-Slloveni 0-0
Bilanci: 4 ndeshje; 0 fitore, 2 barazime, 2 humbje: 2 pikë. Golat: 3-6, +3
Eliminatoret Botërori 2006
Trajner Hans Peter Brigel
Shqipëri-Greqi 2-1
Gjeorgji-Shqipëri 2-0
Shqipëri-Danimarkë 0-2
Kazaksitan-Shqipëri 0-1
Bilanci: 4 ndeshje; 1 fitore, 0 barazime, 2 humbje: 6 pikë. Golat: 3-5, -2
17 Tetor 2008