Fansat më aktivë në Facebook? Ata të Jezus Krishtit
Në Facebook, fansat më aktive janë ata të Justine Bieber apo Lady Gaga? Nuk është kështu. Më aktivët janë fansat e Jezus Krishtit. Më saktësisht faqja Jezus Daily, e krijuar nga ana e dietologut Aaron Tabor, bir i një pastori në Karolinën e Veriut në Amerikë.
Sipas një analize të AllFacebook.com, Jezus Daily, që ka më shumë se 8.4milionë fansa, është faqja ku fansat janë më aktivë. Në këtë faqe bëhen 3.4 veprime në javë, si komente, pëlqime etj.
Në faqen Jezus Daily postohen vargje nga Bibla, imazhe, si dhe lutje të ndryshme.
Fansat e Justin Bieber, që janë plot 35 milionë, janë shumë më larg nga kjo renditje, duke qenë se në një javë kryejnë vetëm 630 mijë veprime.