Shefen e Yahoo-së e pushojnë nga puna me telefon
Shefja ekzekutive e kompanisë së internetit Yahoo, Carol Bartz, është pushuar nga puna pasi gjiganti ka humbur shumë terren në krahasim me rivalin kryesor, Google.
Bartz, që u hoq nga puna me telefon, kishte tre vite në detyrë. Ajo nuk kishte ndonjë eksperiencë nga interneti dhe reklamat. Të ardhurat e Yahoo u rritën vetëm 2 përqind në nëntë muajt e vitit, kurse Google me 23 përqind. Facebook është bërë një tjetër konkurrent serioz për Yahoo. Për shkak të rënies së të ardhurave, kompania hoqi nga puna 600 persona vitin që shkoi.

