E Shtunë, 31 Tetor 2026

IDEOLOGU ENVERIST REXHEP QOSJA PËRÇAN SHQIPTARET NE 100 - VJETORIN E PAVARËSISË (Pjesa I)

16-12-2012 / Nga Dr. Teodor Kareco

Ne Shqipëri, për fat jo te mire ka ende ne ditët tona, përfaqësues te ideologjisë se përmbysur enveriste. Përveç disa naiveve e te zhgënjyerve, nder ta gjallojnë edhe akademike e profesorë si  Kristo Frashëri, Arben Puto a ndonjë qe e radhit veten si historian si puna e Paskal Milos e Pëllumb Xhufit. Këta kane edhe prapavijat e tyre ne medien e shkruar dhe atë vizive.  Ata nuk janë vetëm. Ne Kosove kane përfaqësuesin me ne zë te ideologjisë komuniste e enveriste - akademikun Rexhep Qosja. Ky madje, përdor titujt, gradat, nderet shkencore për te mbrojtur si një kamikaz enverizmin, duke vene shume here edhe ne diskutim vlerat shkencore e akademike te tij, qe  nuk janë te pakta.

Shoqëria e sotme ne Evrope dhe ne mbare boten e barazon komunizmin me nazizmin dhe fashizmin. Për hir te se vërtetës do pranuar, se me kolapsin qe pati ajo qe gabimisht quhej shoqëri socialiste, ishin vete komunistet, gjithë Partia e Punës, madje e mbledhur ne Kongresin e 10-te qe e mohuan apo bene sikur e mohuan zyrtarisht komunizmin. Është tjetër puna mashtruese e mbajtjes se antaresise për ta përdorur nesër për qëllime te caktuara. Ishte një nder përfaqësuesit me ne zë te inteligjencies shqiptare, Dritero Agolli qe, me shume, me ashpër dhe me bindshëm, “ne folenë e grenxave komuniste”, pra ne Kongresin e 10-te demaskoi  komunizmin dhe drejtuesin kriminel te Partisë – Enver Hoxhën. Problemi është se, komunizmi i përmbysur, por ende i padënuar ligjërisht, megjithëse u “gremis” dhe u “shpor” nga dera, hyn here pas here nga ndonjë dritare, “vrime” apo e “çare”, nëpërmjet enveristeve qe përmendem dhe pasuesve te tyre.

 Nuk është e thëne qe Shqipëria dhe shqiptaret te shpëtonin nga një e keqe qe ka forcën e “murtajës” dhe te regresit sikundër është komunizmi. Vetëm një ligj bashkëkohor qe do te dënonte ne rrënje famëkeqin e vrastarin “komunizëm” nuk do t’u linte fushe te lire këtyre mbartësve te rrezikshëm te enverizmit, nuk do te lejonte kriptokomunisten Rudina Xhunga qe te nxirrte ne ekran si ne ditët me te mira te “Enverit” kriminelen Nexhmie Hoxha, te theriste duke i bere pyetje provokative vëllain e saj siamez, Akademikun Rexhep Qosja.

Për te shpalosur edhe një here enverizmin, për te ndikuar ne përçarjen e mëtejshme te kombit shqiptar, sidomos tani me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se pavarësisë,  për te mbrojtur pa asnjë skrupull historinë e gabuar te Shqipërisë, te shtrembëruar, te masakruar nga historiografia komuniste, nuk përtohet dhe shkohet deri ne Kosove për t’i marre interviste Qoses nga enveristja me aktive e ditëve te sotme ne medien vizive – Rudina Xhunga. Bëhen përpjekje kështu për te mbajtur me “paterica” një histori te falsifikuar sipas interesave qe kishte komunizmi kur ishte ne fuqi.

Te vime ne teme, problemet janë te shumta, enveristet ne mënyre tepër te shëmtuar, jo dinjitoze, ne shume raste demaskuese, përpiqen te rruajnë me çdo kusht dhe mjet atë histori qe u shkrua nga historiografia komuniste. Përpiqen te kthejnë mbrapsht rrjedhat progresive te zhvillimit te mendimit shoqëror e demokratik. Jo Qoset, Frashërit, Putot, megjithe gradat akademike te tyre, jo e jo pasuesit lilipute Xhufi e Milo, por, as edhe shumëfishi i pasuesve te tyre enveriste, nuk mund te “ngurtësojnë”, “falsifikojnë” historinë e gabuar, te inkriminuar, ne shume raste kriminele, te shkruar ne periudhën e diktaturës enveriste. Historiografia shkencore e mbështetur jo vetëm ne bazamentet e forta te një shoqërie demokratike por edhe ne atë qe rilindësit tanë e quanin “ideologjia e shqiptarizmes” apo “feja e shqiptarit është shqiptaria”, po e thotë çdo dite e me mire fjalën e saj me argumente, dokumentacion, logjike shkencore. Është pikërisht “ideologjia e shqiptarizmes” qe është trathetuar nga akademiku Qosja dhe bashkëfajtoret me te.

Një pyetje dhe përgjigje provokuese.

Jam  i moshuar, por, për hir te se vërtetës gjate jetës nuk kam pare një pyetje kaq provokuese, mos themi dhe pa mend apo pyetje idiote. Nuk kam pare e dëgjuar asnjë njeri me mend qe t’i përgjigjet me kaq zell e dëshire kësaj pyetje sa zoti Qose.

Pyetja ishte: “Profesor Qosja, i kujt është 100 vjetori, i Ismail Qemalit, apo Ahmet Zogut?”.  Çdo shqiptar, mos themi shkencëtar se është shume, çdo njeri qe ka ne zemër ideologjinë e shqiptarizmes,  çdo njeri qe është shkëputur nga ideologjia enveriste do te ishte ofenduar me pyetje te tilla, do te ngrinte krye e do te thoshte – ç’po behet kështu? 100 vjetori i shpalljes se pavarësisë është i gjithë shqiptareve, kudo ku jetojnë e punojnë, ne Shqipëri, ne Mal te Zi, ne Kosove, ne Serbi, ne Maqedoni, ne Çamëri  si dhe anekënd botes. Ajo ishte çlirimi nga zgjedha shekullore e perandorisë osmane. Pra 100 vjetori nuk është as e Ismail Qemalit dhe as e Ahmet Zogut, Mbretit te Shqiptareve.

Pse behet kjo pyetje, për te dhëne nga goja e një “akademiku” përgjigjen qe dihej nga Xhunga, se  ç’fare është ky Ahmet Zog, pse i bëhen nderime te tilla, ai është anatemuar nga diktatori Enver Hoxha. Dhe për fat te keq si argumente jep një biografi te shtetarit osman Ismail Qemalit, te krahasuar me atë te një djaloshi qe e nisi jetën ne mbështetje jo vetëm te shpalljes se pavarësisë por edhe te mbrojtjes me gjak te saj, ne realizimin e endres shekullore për stabilitetin e shtetit shqiptar pas luftërave botërore e ballkanike dhe luftërave për pushtet.

Ata janë krejt njerëz te ndryshëm, jo vetëm për nga e kaluara dhe biografia por veçanërisht për nga moneti ku u shfaq madhështia e tyre.

Shqipëria ka vetëm një Ismail Qemal, ai është nderuar dhe do te nderohet nga shqiptaret për veprën e madhe te përgatitjes dhe shpalljes se pavarësisë. Ai është unik, i pa arritshëm ne veprën qe beri ne te mirën e Shqipërisë. Pa dyshim, pozita qe kishte, përvoja e gjate ne drejtimin e perandorisë osmane e ndihmuan qe pikërisht ai, si patriot dhe ideolog i shqiptarizmes, se bashku me shume shoke te tjerë,  te bënte atë akt madhor, akt qe për nga rëndësia e shenjtëron.

Dihet qe veprimtaria e qeverise se Vlorës ishte tepër e kufizuar, e dubluar, e kontrolluar. Ajo nuk u njoh nga fuqitë e mëdha. Arben Puto është i detyruar te pranoje ne Historinë e Shqipërisë se “veprimtaria e Qeverise se Vlorës shtrihej me se shumti ne rrafshin e ideve, te aspiratave”[i]. Nuk di ku i formuloi ai qe mbahet për akademik ne intervistën dhëne Xhungës ne Prishtine se “Ismail Qemali ishte demokrati, ai i cili e filloi demokracinë ne historinë e popullit shqiptar dhe ne historinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali ishte njeriu, i cili ndërtonte një politike tipike demokratike, madje them me liberale...” Nuk e di mbi c’fare baze dokumentesh historike i ngre enveristi Qose këto merita dhe broçkulla te tjera te kësaj natyre. Ne ketë mënyre ne vend ta lartësoje te madhin Ismail Qemal, e tkurr, ja zvogëlon meritat qe kane një vlere te jashtëzakonshme edhe për kaq sa njohim. Enveristi Kristo Frashëri, po ne librin e historisë, bën te kundërtën e kriton Ismail Qemalin dhe shtetin e ri shqiptar se “ nuk e preku pronësinë çifligare (jo vetëm çifliqet private, por as çifliqet vakëfe e shtetërore)...nuk preku as marrëdhëniet agrare  qe trashëgoi nga sundimi osman.”[ii] Ta besh ketë pohim ne vitin 2007, ose ke rrjedhur ose enverizmi te ka verbuar ne mënyre te tille qe te tjerët te gjykojnë se te ka ardhur fundi si njeri sepse, si shkencëtar “dokrra” te kësaj natyre nuk kane vend.

Një tjetër pyetje provokuese: “po nëse ndalojmë te Zogu dhe Noli”.

Pse vazhdoni me provokime zonja apo zonjusha Xhunga, dy personalitetet qe përmendni janë krejt te ndryshëm jo vetëm për fushat ne te cilat ka shquar aktiviteti i tyre por, edhe për ndihmesën qe kane dhëne ne forcimin e konsolidimin e shtetit shqiptar.  Se pari pak respekt për historinë e popullit tone, e duan apo nuk e duan enveristet, Ahmet Zogu ka qene Mbreti i Shqiptareve, pranuar me format legale te kohës, njohur nga fuqitë e mëdha.

Vërtet moderatorja kërkonte një “profanosje” duke krahasuar dy male larg njeri tjetrit. Por, ndoshta e kishte me qellim qe t’u “profanoste” ju zoti Qose, me gjykimet e çala, jo reale, ne përpjekjen për te krahasuar Mbretin Zog i I i shqiptareve me intelektualin ne zë, por edhe me pesha te renda ne politike ne dem te popullit shqiptar, Imzot Nolin.

Jam i te njëjtit mendim qe Noli si shkrimtar, historian, muzikant  ka vlera te pazëvendësueshme. Do te mbetet për jete ne altarin e njerëzve te shquar te shkencës dhe te letërsisë. Por edhe këtu gaboni, enverizmi, si atij kalit te karrocës, nuk ju lejon te shkoni me tej. Kur flet për Nolin nuk mund te mos flasësh për anën tjetër te medaljes, zotin Faik Konica. E di se ai quhej “bej”, ishte Ambasador ne Amerike, ishte jashtë logjikave te ideologjisë enveriste, madje renditej nder “armiqtë” për komunizmin.  Por, faktet janë fakte, ato nuk mund t’i ndryshojnë akademiket, megjithëse antishqiptarizma i ka detyruar te shkruajnë për Nolin dhe, te lëne ne haresë Konicën. Vete shqiptaro-amerikanet, por jo vetëm ata i konsideronin “Konicën dhe Nolin si njeres shume te talentuar.  Nëse ata do te kishin lindur si franceze ose angleze apo gjermane apo ne çdo vend tjetër te stabilizuar me një kulture te trashëguar ne breza, ata do te kishin arritur kulmet ne art”.[iii]

Ne leme te politikes Fan Noli ka edhe faje te mëdha, i ka sjelle dëme te pallogaritshme Shqipërisë dhe shqiptareve. Shqiptaret e Amerikës te përfaqësuar nga Federata Vatra e dërguan me shpenzime te mëdha Fan Nolin ne Shqipëri si përfaqësuesin e tyre, ai u pranua si përjashtim nga legjislacioni shqiptar edhe si deputet i tyre ne parlament. Me ketë synohej qe fryma e “Vatrës”, shpirti demokratik e liberal i shqiptaro-amerikaneve te ndikonte ne konsolidimin e pushtetit te lëkundur te forcave politike qe vepronin. Noli, ne kundërshtim me orientimet e “Vatrës” mori pjese ne komplote joligjore, ne grusht shteti, ne atë qe pa te drejte quhet revolucioni i qershorit.  “Vërtet Vatra përkrahu me te holla edhe me ane te shtypit “opozitën”, por qe kundër gjakderdhjeve.”[iv]  Një pushtet legal u zëvendësua me një pushtet ilegal, te pa miratuar as nga parlamenti as edhe nga regjenca, mos përmendim fuqitë e mëdha. Noli qe mori kryesine, mbajti ne qeveri thuajse po te njëjtët njerëz qe kishte Ahmet Zogu, por qe kishin ndonjë pakënaqësi ndaj tij. Nuk kish asnjelloj “revolucioni” siç u pëlqen ta cilësojnë komunistet. Nuk erdhi ne pushtet me “një revolucion qe e beri populli”, sikundër mashtron, shpif dhe gënjen një njeri qe e mbajmë për akademik, zoti Qose. Ishte një qeveri “amalgame”, pa koke e këmbe, pa program te qarte, ku njeri i  binte “gozhdës” dhe tjetri “patkoit”. Këtu kemi një rast tragjiko-komik – Fan Noli i kërcënohet Vatrës, meqë ishin krijuar dyshime  se po te mos ndihmohej financiarisht meqë 900 franga ar si Kryeministër nuk i mjaftonin, do te jepte dorëheqje. I kërkonte kështu dorëheqjen jo qeverise qe ai drejtonte por një shoqate si Vatra qe e ushtronte aktivitetin ne Amerike dhe jo ne Shqipëri. Ne kërkesën e tij thuhej se “Ne qofte se Vatra nuk e rregullon billen e harxheve..., besoj qe do kem te drejte ta interpretoj ketë refuzim si një ftese nga an’ e Federatës qe te jap demicien (dorëheqjen T.K.) dhe mund te jini te sigurt qe do konfirmoheni nga nevoja dhe e keqja.”[v]

 Domosdo qe një qeveri e tille do te duhej te përmbysej, qofte edhe me dhune për te vendosur legalitetin. Afrimi me bolsheviket, ardhja pas katër muaj jete te qeverise noliane e përfaqësuesit Rus ne Tirane, Zotit Arcadi Krakovetzki, megjithe shtabin e përbëre prej 9 vetash,  pëshpërimat për shtet bolshevik, te cilat u pasuan ne emigracionin e gjate te Nolit ne Evrope, çonin ne destabilizimin e vendit. Dihet botërisht turpi i madh qe beri Noli si Kryeministër  kur shkoi si përfaqësues i Shqipërisë ne Lidhjen e Kombeve. Megjithëse një nder objektivat ishte kërkesa për ndihma financiare e  jetike për një vend te prapambetur e pa te ardhura, për te treguar erudicionin e tij mbajti një fjalim diskreditues dhe te dëmshëm  për Shqipërinë, por, por tepër te pëlqyer për Rusinë bolshevike.  Ne shtypin e kohës shkruhej se “Nuk e quajtën kot Sovjetët Shqipërinë: thembra e Akilit. Prej vendit tone do te merrte zjarr Ballkani, i quajtun fitili i fuçisë barotit për Evrope.” [vi] Noli me “bëmat” e tij, ne kundërshtim me orientimet e drejta e liberale te shqiptaro-amerikaneve te bashkuar rreth “Vatrës”,  e frenoi zhvillimin normal politik, shoqëror dhe ekonomik te Shqipërisë. Dhe konkluzioni juaj krejt i pathemelte se “historia shqiptare do te ishte jo pak, por shume me ndryshe se çka qene prej vitit 1924”, nuk qëndron, është një shantazh qe i behet historisë. Unë e kuptoj se ideologjia enveriste, tërësisht mashtruese, te bën qe te arrish ne ato përfundime. Ne realitet, po te mos ndodhte grushti fatal  i shtetit i Fan Nolit me shoke, domosdo rrjedhat historike do ishin ndryshe, destabilizimi politik me nuanca “bolshevike” nuk do te ndikonte negativisht ne besimin te shteti shqiptar nga fuqitë qe do ishin strumbullar ne ndihmat qe kërkonte ne mënyre te natyrshme një shtet i sigurt. Afrimi me bolsheviket ishte si shfaqja e “murtajës” qe i pengonte shtetet t’i afroheshin Shqipërisë se sfilitur ne shekuj.  Është kjo arsyeja qe edhe shqiptaro-amerikanet e “Vatrës” qe e dërguan dhe investuan shuma te mëdha për Nolin e mohuan dhe e anatemuan atë për mbi dhjete vjet rresht si tradhtar te idealeve te tyre për një Shqipëri te stabilizuar. Ne gazetën “Dielli” shkruhej se “Çdo shqiptar di se si qeveritar ne Shqipëri Fan Noli ishte n je zero...një njeri qe s’mund te qeverise gjysme-dyzine priftërinj, qe s’mund t’i beje këta t’i binden dhespotit, si do qeverise një shtet?”[vii] Shqiptaro-amerikanet e kishin te qarte se “Fuqit’ e Mëdha qe rregullojnë sot boten janë te gjitha armike te nxehta te Bolshevizmes dhe s’mund kurrë te durojnë qe Shqipëria te behet një fole bolshevike”.[viii] Faik Konica i madh, mik i ngushte i Fan Nolit,  shkruante se “Nuk është nevoje te jemi profetë për te ditur se ne marte Shqipëria udhën qe duan t’i tregojnë ca, ne u befte Shqipëria një vegël dhe fole e bollshevizmes, fati i saj do te jete prishja për jete...Jo. Shqipëria ne dëshiron te roje, duhet te heqë dore nga aventurat...Reformat qe duhen bere ner ne, mund te bëhen ne kufirin e liberalismes.”[ix]

Duke përmendur këto nuk synoj te ul figurën e Nolit. Këto janë disa hije ne fushën politike te tij, qe nuk mund te krahasohen me vlerat pozitive te Ahmet Zogut ne politike. Ne fund te fundit ai ka qene dhe mbetet njeri i madh. Dhe kjo, jo vetëm e thjeshte ne fushe te kulturës por edhe ne karakterin e tij. Erdhi një kohe qe ai e kuptoi demin e madh qe solli, pas rreth 20 vjetësh deklaroi se nuk bënte me “eksperimente”. Madhështia e tij qe do nënvizuar nga historia ishte edhe bashkëpunimi me Mbretin Zog ne kohen e luftës se dyte botërore për bashkimin e shenjte jo vetëm e thjeshte kundër okupatorit nazist, por, me qitje me te largët, për ndalimin e copëtimit te Shqipërisë nga Serbia dhe Greqia. Pra një monarkist dhe një republikan, pavarësisht nga bindjet u bashkuan për ceshtjen e lirisë se vendit, forma e pushtetit vendosej nga populli. “Noli provoi serish se ai nuk le merite personale dhe ambiciet politike te shkatërrojnë interesin kombëtar. Qe kur u- shkel Shqipëria prej armikut, Imzot Noli e harroj se cilët kishin qene kundërshtaret e tij politike, dhe i dha dorën Zogut kundërshtarit te tij me te madh duke i thëne: Sot Shqipëria është ne robëri, qasu te bashkëpunojmë sa te kaperzejme ketë rrezik, pastaj shohim e bëjmë”.[x] Shqiptaro-amerikaneve nëpërmjet Vatrës u  behej thirrje se “ nuk duhet te heqin dore nga Bashkimi i Shenjte dhe nga udhëheqësit e vërtete te Shqipërisë: Imzot Noli dhe Mbreti Zog”.[xi] I nderuari Faik Konica ne atë kohe kishte nderuar jete.

Ne vazhdën e kritikave qe i bëheshin Nolit, se gjoja ai luftonte për “kolltuk” ai u përgjigj qarte e prere:  se ambiciet e tij ne vitet ‘40  “nuk kane fare te bëjnë  me  pozita politike ne shtet sepse Shqipëria me ka dhëne mua te gjitha pozicionet qe unë mund te enderoja. Njëherë është mjaft. Unë nuk kam dëshire qe te ripërsëris eksperimentin. Nga ana tjetër unë shpresoj se e kam bere mese te qarte se unë nuk jam kandidat për asnjë pozite qe Fronti i Bashkuar mund te me ofroje mua. Ambiciet e mia te sotme janë ne te njëjtën linje me ato ku ka shkëlqyer Faik Konica – domethënë literatura dhe historia”.[xii]   Ky është njeriu i madh dhe i pavdekshëm Noli.

THIRRJE PËR QOSEN: Ju e pranoni, ashtu si gjithë bota shqiptare dhe me tej se Fan Noli ishte një njeri i madh, shumëdimensional. Pse edhe ju njerëzit e zakonshëm, shume here njerëz “te vegjël ne shpirt”, “shpirtngushte”, “antishqiptare”, “ideologë te enverizmit”  qe është groposur shtate metra nen dhe,  ju qe i keni mbushur gjoksin me grada, tituj shkencore e tituj nderi, deri te titulli i fundit qe ju bën qesharak “Qytetar nderi i Vlorës”, kur nuk keni asnjë lidhje me qytetin e Vlorës, për shërbimet percarese qe u përpoqe te sillje me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se pavarësisë – nuk i thirrni mendjes, ç’po bëjmë ne, pse nuk i ndalojmë ngatërresat, grindjet, percarrjet? Me miliona vete ne bote e kane hedhur poshtë komunizmin si ideologji kriminele ne praktike, me qindra mije janë shqiptaret qe janë shkëputur me ndërgjegje nga ideologjia e enverizmit. Ne ketë 100-vjetor te pavarësisë u duk me shume se çdo here dhe me veprimin e forcës se uraganit ideologjia e shqiptarizmes, e bashkimit kombëtar. Nëse nuk keni force ta bëni ketë sepse enverizmi kanceroz është ne gjithë qelizat e qenies tuaj,  atëherë: heshtni, heshtni dhe vetëm heshtni. Ketë bëjeni nëse ju ka mbetur edhe një pike gjaku shqiptar, nëse nuk do te përsëriten ato krime monstruoze qe pësoi populli shqiptar nga enverizmi gjakatar.

Shqiptaro-amerikanet kishin te drejte kur qysh ne vitin 1943 thoshin se “Duhet te deklarojmë një moratorium kundër zënkave dhe ambicieve personale, sa kohe qe Shqipëria është ne rrezik.”[xiii] Tani Shqipëria nuk është ne rrezik. Por, ka detyra me te mëdha përpara për te hyre ne familjen Evropiane, për te nisur e realizuar bashkimin e shqiptareve, për te çuar përpara ekonominë dhe nivelin e jetesës. Kuptoni zoti Qose se njërës si ju, me brumin enverist, paçka me nivel pak a shume te arrire shkencor, jeni pengese, po vini gurë ne rrotat e zhvillimit e te përparimit te shqiptareve. Po te mos ju linte egoja dhe këmbëngulja enveriste, do kishe hequr dore me kohe, kur edhe populli kosovar mezi te dha gjysme për qind te votave. Thjesht je i padëshiruar për shqiptarizmin.

E vërteta është se pas intervistës e kuptova vendimin e drejte te Akademisë se Shkencave te Shqipërisë për mos thirrjen me rastin e 100-vjetorit te pavarësisë. Ne momentet e para kisha lëkundje me britmat dhe lehjet e disa pseudoshkencëtarëve historiane enveriste. Tani kam bindje te plote – është bere gjeja me e mire, njërës si ju janë te rrezikshëm, te dëmshëm dhe te padobishëm për kauzën e larte te shqiptarizmes. Provokimi qe bere duke shkuar ne Vlore me ftese te pushtetit lokal te zotëruar nga socialistet për te marre “një therime” nga nderi i humbur, nuk gjykoj se te ka ndihmuar, ne te kundërtën, prestigji i vlerave tuaja si person ka shkuar disa shkalle me poshtë.

Absurditete qosjane: identifikimi i PD me Zogun, PS me Nolin.

Noli ishte ca kohe me bindje komuniste qe anonin ne shume raste bindjet social-demokrate. Dihet se PS e mohoi zyrtarisht komunizmin. Ne fakt Noli nuk tregoi as ne teori jo e jo por, as edhe ne praktike asnjë shenje qe e majta shqiptare duhet te ndjeke. E majta nuk ka pse e lidh veten qofte edhe me mbresa te komunizmit. Ajo ka shembuj te shumte ne te majtën Evropiane, pse jo dhe ne atë amerikane. Pse nxitni këto mashtrime apo gjykime? Apo ndoshta doni t’i tregoni te majtës shqiptare se ajo nuk duhet te shkëputet nga fantazitë e përmbysura komuniste, me shprese  as nga ato enveriste. Këto janë nxitje për ndarje te mëdha. Meqë he për he socialistet nuk mund te dalin me dogmat enveriste, o burra, te përdorim Nolin, te bëjmë “revolucion” si ai i vitit 1924, për te përmbysur te djathtën legjitime ne Shqipëri. Janë mendime te stërholluara ne mbrojtje te enverizmit, por, populli nuk e ha “sapunin për djathë”. Populli pranon te ingranohet ne te djathte e ne te majte, qofte edhe ne organizime te ndërmjetshme. Por, t’i kujtosh komunizmin, nuk te lejon, te ve “këmbët ne një këpuce”. Vuajtjet dhe mjerimet ne afro pese dhjetëvjeçare e kane detyruar te jete i tille.

Pse mashtroni zoti Qosja, kush ju paguan qe te dilni kaq hapur dhe pa skrupull me teza krejt te sajuara e njëherësh te gabuara te tilla se “është ne te drejtën e se djathtës shqiptare te identifikohet me Zogun”.

E djathta shqiptare, sikundër gjykoj unë, ka programin e saj qe përpiqet, ne kushtet e vështira te Shqipërisë dhe shqiptareve ta zbatoje, ky program nuk mund te lidhet me Mbretin Zog. Programi i se djathtës është republika, ndërsa i Mbretit Zog I ishte monarkia. Janë sisteme drejtimi krejt te kundërta me njëra tjetrën. Pse e djathta ne fuqi nderon periudhën e drejtimit te Zogut si kryeministër, president dhe mbret, bën një detyre historike qe duhej te ishte bere me kohe. Vlerëson një periudhe historike qe ishte zhvlerësuar apo asgjësuar nga enverizmi. Është një periudhe kulmore qe jo vetëm çdo e djathte por, edhe çdo e majte, me kusht qe mos jete mbartëse e enverizmit,  kish dhe ka për detyre ta evidentoje. Pse u sollën eshtrat e një Mbreti përparimtar e bashkëkohor qe vuri themelet e shtetit shqiptar ne praktike për here te pare, pse u rivarros ne token e te pareve te tij, pse u be ndonjë statuje, kjo nuk bën ndonjë identifikim ideologjish, përkundrazi është shlyerja e një detyrimi qe brezi ynë ka ndaj historisë se popullit shqiptar për një periudhe “te nxire” nga enverizmi.

Profesor, pse për te mbrojtur me fanatizëm enverizmin bën lëshime “shkencore”  ne ideologjinë marksiste për rendet ekonomiko-shoqërore?

Te gjithë ne qe jemi shkolluar ne atë qe u quajt socializëm, kur vinte puna për rendet ekonomiko-shoqërore na kane mësuar se ka pasur vetëm pese te tilla. Kur puna e pruri qe ne te mësojmë studentet tanë për dekada te tera kemi përsëritur  te njëjtën dogme për pese rendet ekonomiko-shoqërore. Komunistet bene një përjashtim qe socializmin e quajtën fazën e pare te komunizmit. E vërteta është  se ne asnjë rast marksizmi qe behej ne shkolla nuk shtoi ndonjë rend tjetër, qofte edhe ndërmjetës. Ketë e beri Enveri, një njeri qe thuajse nuk e njihte marksizmin, sikundër e ka shprehur edhe Titua juaj i zemrës. Disa te fantaksur e sahanlëpirës arritën ta fusnin (me shume kishin dëshire ta bënin ketë) edhe ne klasiket e marksizëm-leninizmit. Nuk po hyj këtu perse.  Ky “marksist i madh”, pa shkolle dhe thuajse injorant ne marksizëm, si shume gjera te tjera shpiku edhe një rend te veçante për Shqipërinë e para  Luftës se II Botërore – rendin feudalo-borgjez, shume here te shprehur edhe si rendi çifligaro-borgjez.

Ketë po bëni edhe Ju ne ditët tona. Ne intervistën, nder me diskredituese për ju, dhëne Xhungës ne Kosove mbroni me fanatizëm tezen se “Zogu vendosi ne Shqipëri një rend politik, shoqëror gjysme feudal”, se “administrata e tij ishte gjysme feudale ashtu si dhe rendi politik-shoqëror”. Po ju kujtoj “akademik” qe po turpëroni veten me gjera elementare, se rendi politik, shoqëror dhe ekonomik nuk mund te vendoset nga një njeri. Çdo njeri nga personat historike zhvillon veprimtarinë ne një rend te caktuar historik, ai është i pafuqishëm ta krijoje atë. E vetmja gjë qe mund te beje është gjetja e rrugëve për te forcuar dhe për ta konsoliduar  atë. Me fal qe ndonjë fjale jo e përshtatshme shqip po përdoret pa ndërgjegje nga unë. Ne atë fushe unë kam bindje se jeni specialist dhe, mund te bëni korrigjimet përkatëse.

Ju kujtoj se si pjese e perandorisë osmane qe ishte Shqipëria, karakteristika themelore e rendit feudal, qe ishte pronësia feudale-ushtarake, u hoq qe ne  vitin 1856 me ligjin  ERAZ-Kanun, ne shqip “Kanuni i Tokës” a “Ligji Agrar”.[xiv]  U sanksionua kështu prona private mbi token si dhe u garantua shitblerja e lire e saj. Si  akademik qe i dini te “gjitha”, megjithëse ne mënyre te çale e provokuese, duhet te dini edhe një fakt tjetër. E drejta feudale osmane ndryshonte nga e drejta feudale e Evropës perëndimore ne një problem thelbësor. Sipas ligjes se Shenjte te Islamit apo Sheriatit nuk njihej bujkrobëria, fshataret konsideroheshin te lire.[xv]

Shume ujera rrodhen ne 70-80 vjetet qe pasuan. Ne vitet ‘20 dhe ‘30 Shqipëria u fut me gjithë strukturën dhe superstrukturën shoqërore te saj ne rrugën kapitaliste te zhvillimit. Pra, kur flasim se ne këto vite nuk ka feudalizëm, vetëm ndonjë “hije” trashëguar nga rendi i mëparshëm, na lejon te gjykojmë dhe te hedhim poshtë rendin e shpikur, bajat, jo real, te një rendi amalgame edhe feudal dhe kapitalist apo borgjez.

Kristo Frashëri, një akademik tjetër enverist, e ndjen ketë “lapsus” dhe, përpiqet te beje ndonjë korrigjim, “dhe qengji te piqet dhe helli mos digjet”. Përsëri edhe ketë e bën për qëllime te caktuara enveriste, do te argumentoje se deri ne atë qe u quajt “revolucioni i qershorit 1924” rendi ishte çifligaro-borgjez. Me ketë argumenton se ky grusht shteti qe nuk kishte te bënte aspak me një revolucion u diktua nga kontradiktat midis çifligareve dhe fshatarësisë se varfër. Dhe ketë konkluzion e nxjerr ne botimin e Historisë se Popullit Shqiptar III, ne vitin 2007. Megjithatë i shtrënguar nga ndonjë “grimce” e ruajtur diku ne subkoshiencen shkencore, e tratheton Enverin. Ai shkruan se “Me ketë zhvillim pushteti shtetëror deri atëherë çifligaro-borgjez, fillo dalëngadalë te përvetësonte ne fund te viteve ‘20 tipare kryesisht borgjeze”.[xvi]

Ç’bëni kështu mor njerëz qe e quani veten akademike, si një revolucion qe nuk ishte revolucion, qe nuk beri asgjë ne rreth gjashte muaj, te ndikonte kështu, ne mënyre “automatike” apo si me “urdhër te peshkut” shndrimin e Shqipërisë nga çifligaro-borgjez ne një Shqipëri me tipare borgjeze. Kaq lehte mbahen apo bien a krijohen rendet ekonomiko-shoqërore.

Enverizmi është një “paçavure” e se shkuarës, nuk ka asnjë themel shkencor, as doktrinar, nuk ka asnjë arsye qe dogmat e asaj ideologjie te mbrohen me fanatizëm sot, veçanërisht nga njërës qe po te mos ishin mbartës te ideologjisë enveriste do linin gjurme te thella jo vetëm ne shkence por edhe ne zemrat e popullit shqiptar.

Mbreti i shqiptareve Ahmet Zogu ka një vend te pazevendesueshem ne historinë e Shqipërisë.

Demagogu Enver Hoxha, për te mbuluar krimet dhe  diktaturën qe ushtronte ndaj popullit shqiptar, me te gjitha forcat e propagandës komuniste “NXIU”, një periudhe te tere historike, atë te krijimit te shtetit te pare ligjor shqiptar dhe protagonistin kryesor – Ahmet Zogun. Për këto lloj manovrash, shpifjesh, te shoqëruara me reprezalje, Enveri ishte “mjeshtër”. Ai arriti te edukoje ne breza te tere se vitet 1925-1939 ishin një “njolle e zeze” ne histori, se Mbreti Ahmet Zog ishte tradhtar, se ne atë kohe nuk ishte bere asgjë. Pra ajo periudhe thuajse nuk ekzistonte. Ne mbështetje te tij dolën akademiket enveriste si Kristo Frashëri me shoke. Me ketë do te thoshte se vetëm krimineli Hoxha dhe, vetëm ai e nxori Shqipërinë nga “errësira” ne “drite”. E kundërta është e vërtete. Fakti është se asaj propagande qe injektohej qe me qumështin e nenës, nuk i shpëtoje dot, pa le ta kundërshtoje.

Ta leme te kaluarën, por si mundet qe edhe sot njërës te shkolluar, me mundësira për tu informuar me dokumentacionin e kohës, te jene kaq alergjike ndaj ideologjisë enveriste sa te mohojnë dhe mos pranojnë një periudhe te shkëlqyer te popullit shqiptar ku, natyrisht është evidentuar si figure qendrore Mbreti Zog I.

Ne ketë 100-vjetor te shpalljes se pavarësisë unë pashe se njerëzit e politikes filluan te reflektojnë, te sjellin eshtrat e mbretit, te bëjnë një varim dinjitoz e njerëzor, te ngrëne ndonjë monument. Me vonese, por filloi te behet diçka. Natyrisht ata qe merren me historinë, ata qe janë zhveshur nga ideologjia enveriste, po punojnë me vite dhe, gjykoj se paraqesin drejt atë periudhe dhe protagonistin kryesor te saj Ahmet Zogun, kuptohet me meritat dhe mangësitë e tij.

Enveristet janë tërbuar: “si e zeza te behet e bardhe” dhe ajo qe ata e quajnë “te bardhe” te behet e “zeze”. Kështu është realiteti. Ahmet zogu beri një shtet bashkëkohor, për here te pare ne historinë e Shqipërisë u krijua një shtet ligjor, u miratua kodi penal sipas shembullit te kodit napolonian, kodi civil sipas atij italian. Me pak fjale Shqipëria, e futur tashme ne shinat e sigurta te ekonomisë se tregut po shkonte drejt Evropës. Te bën përshtypje Reforma Agrare Demokratike qe dekretoi Ahmet Zogu. Pavarësisht nga problemet qe dolën gjate zbatimit dhe ndërprerjen nga shkaku i pushtimit, ajo ishte një reforme nga me demokratiket ne Evropë, ajo ishte shumëdimensionale dhe i çelte rruge zhvillimit e përparimit te bujqësisë ne rruge kapitaliste.

Sa naiv qe jeni ne akuzat zoti Qose. E akuzoni Ahmet Zogun se përdori forca te huaja për largimin e asaj qe ju e quani “qeveri revolucionare” por qe për mendimin tim nuk kishte te bënte me revolucionin. Ju quani te drejte forcën dhe dhunën e gjakderdhjen  “revolucionare” për përmbysjen e sistemit legjitim.  Akoma me i drejte është përdorimi i forcës për te përmbysur një qeveri jo legjitime. Ketë ndërhyrje e ka bekuar zoti dhe garantoi te ardhmen e Shqipërisë. Fakti qe u përdoren 100 bjellogardiste e antikomuniste  është jo vetëm i justifikuar por edhe faktor ndihmës. Ahmet Zogu pati mbështetjen e matjaneve ne radhe te pare dhe te përkrahësve te tij nga gjithë Shqipëria. Po te mos ishte kjo mbështetje e brendshme, e garantuar dhe vendimtare, Ahmet Zogu nuk mund ta kishte fitoren e siguruar me 100 mercenare.

Si nuk ju vjen turp, pse nuk konsultoheni me studimet e kohëve te fundit për historinë kur thoni se forcat  e përdorura ne ndihme e “pushtuan ne një fare mënyre një pjese te Shqipërisë se pavarur”.  Një akademik te flasë me kaq papërgjegjësi vetëm e vetëm se është skllav i ideologjisë komuniste, është jo vetëm e papranueshme por dhe e dënueshme. Ishte njeriu juaj i zëmrës Enver Hoxha qe e shiti Shqipërinë te Jugosllavia. Nuk është rasti te zgjatem këtu, dokumentet janë te plota dhe komprometuese. Merrni mundimin zoti Rexhep te konsultoheni me to. Nako Spiro, një nga komunistet me afër Enver Hoxhës kur firmosi ato dokumente ogurzeza e nënshtruese u shpreh “tani kane te drejte shqiptaret te thonë se e shita Shqipërinë”.

Duhet te keni parasysh zoti Qose se Ahmet Zogu, ishte i vetmi kryeministër, President apo Mbret ne këto 100 vjet pas shpalljes se pavarësisë qe luftoi me arme ne dore dhe balle për balle me armikun për mbrojtjen e tokës se shenjte shqiptare. Enver Hoxha mbante vetëm një revolver kur dilte ne fotografi. Nuk morri pjese ne asnjë beteje me pushtuesit, qofte dhe ne luftën vëllavrasëse. Ai shijoi frytet e asaj lufte.

Dhe, Ahmet Zogu e nisi luftën ne mbrojtje te vendit qe ne kohen e Qeverise se pare shqiptare me Ismail Qemalin ne krye, u shqua veçanërisht ne luftën e Shqipërisë se mesme, kundër “revolucionit fshatar” sikundër e quante “ustai” yt Enver. Tani nuk ka njeri me pak mend ne koke qe nuk e di se c’ishte ajo lëvizje vrastare qe kërkonte ta kthente mbrapa Shqipërinë. Madje ai u kundërvu me arme edhe kundër dajës se tij Esat Pasha.

Qe ne vitin 1913 vete Faik Konica kur e takoi Ahmet Bej Zogun (titulli qe mbante ne atë kohe, t.k.), ne ato vite te vështira,  vuri re “menjëherë fisnikërinë te bashkuar me force  karakteri qe shfaqej nga sjellja dhe fjala e djalit...U interesova. Pyeta... nga sa dëgjova s’me mbeti asnjë dyshim se fati e kish shënuar për te lojtar një rol me rendësi ne Shqipëri’ e re.”[xvii]

Këto përshtypje zoti Konica ja shprehu ne raste te ndryshme ne atë kohe edhe Mbretit Karol te Rumanisë,  Princ Vidit, diplomateve austriake dhe italiane si dhe  Turhan Pashës. Ne një rast tjetër duke folur ne radion e Uashingtonit, i madhi Konica përmend se Ahmet Zogu, “Ne krye te dy mije pasuesve te tij kishte luftuar për independencën e Shqipërisë, duke qene gjithmonë i pari ne mes te rrezikut”.[xviii]

Një nder drejtuesit e Vatrës,   Qerim Panariti, përmend një histori te përjetuar ne atë kohe. “Emrin e Ahmet Zogollit e kam dëgjuar për herën e pare ne Korrik 1914. Jeshe ne fshatin Ishme...ku shërbeja si “dragoman” me oficeret Holandeze, ne forcat e Bib Dodes, kryetarit te katolikeve te Mirditës, edhe luftonim kundër kryengritësve te Shqipërisë se Mesme, te cilët kishin marre armët kundër Princ Vidit dhe kundër flamurit te Shqipërisë. Ato te keqia qe bene bashibozuket t’ane ne Ishme dhe sot kur i kujtoj me dridhet mishte. Tere fshati u dogj e u be shkrumb, gjë e gjalle u plaçkit e tere, edhe ndenjësit u përndanë si zoqt’ e korbit, te zhveshur e te zbathur sikurse iknin nga një armik i huaj. Shume prej tyre vane ne Kruje ku ndodhej Ahmet Zogolli me shoket e tij Matjane. Krutanet, Matjanet dhe Zogu vete u- habitne kur panë këto miserira qe pësoj populli i Ishmit jo nga armiku po nga Shqiptaret. Zogu kish vajtur ne Kruje me një mision gjithë si atë tonën: te shtypnim disa fanatike te gabuar qe kishin marre armët kundër vetes tyre, me ndryshimin qe Zogu e mori Krujën pa lufte e pa djegur asnjë kasolle.”[xix]  Kur ju kërkua Ahmet Zogut te shkonte ne Ishëm me trimat e tij ai u përgjigj: “Zotërinj, unë nuk mund te marr pjese ne djegien edhe shkretimin e Shqipërisë, atë pune dine Serbet dhe Greket ta bëjnë me mire se neve”.[xx]

Ahmet Zogu me matjanet e tij siguroi mbarëvajtjen e punimeve te Kongresit te Lushnjes. Italianeve qe përpiqeshin te pengonin  u tha “te shtien po te duan”.[xxi]

Dihet ndihmesa e Ahmet Zogut ne stabilizimin e vendit ne momentet e vështira kur luftohej për pushtet, kur qeveritë “gdhiheshin dhe nuk ngryseshin”.

Problemet janë te shumta, duroni sa te keni ne dore historinë e vërtete te Shqipërisë dhe te popullit shqiptar te hartuar me njeres me dije shkencore, te pakompromentueshem dhe, mbi te gjitha te çliruar nga ideologjia enveriste.

Nuk mund te mos përmend edhe faktin se gjithë te këqijave qe enverizmi i vesh duke gënjyer hapur e ne mes te ditës Ahmet Zogut, ju i shtoni edhe një tjetër, ne përpjekjen për ta përjetësuar veten edhe si “historian”, por, do te thosha historian dale boje, me pupla te rena, te një njeriu te diskredituar.

Ne atë interviste famëkeqe ju me fodullekun e njeriut “trungushte” shpreheni se “Ne Konferencën e Paqes ne Paris ne vitin 1946 Shqipërisë nuk iu pranua statusi i bashkëluftëtares me aleatet kundër fashizmit. Kjo e para, dhe e dyta, Shqipërisë nuk iu pranua statusi i vendit, te cilit do i paguheshin demet e luftës, reparacionet e ashtuquajtura te luftës. Cili është shkaku? Shkaku është politika qe ndoqi Ahmet Zogu, i cili beri atë politike qe solli pushtimin e Shqipërisë dhe ikjes se tij nga Shqipëria”.

Kaq profan je zoti Qosja. Me te vërtete mendon se politika qe ndoqi Mbreti Zog I çoi ne pushtimin e Shqipërisë. A i ke thirrur ndonjëherë mendjes, megjithëse shterpe, se kishte shkaqe me te mëdha. Italia ne kohen qe shqyrtojmë ishte i vetmi shtet qe mund te ndihmonte. Madje edhe Fan Noli, pasi Lidhja e Kombeve kur ishte ne Gjeneve  nuk dha asnjë ndihme, ne kthim për ne Shqipëri u ndal ne Rome, ku ne bashkëbisedimin dy orësh  me Ducen kërkoi ndihmën italiane. Asnjë shtet, përfshire edhe ShBA nuk ju përgjigj ftesës për ndihme, as shtetet e tjera Evropiane. Ndrimi i shpejte i qeverive, “revolucionet” qe ju keni kaq dëshire te përmendni kishin krijuar mos besim për Shqipërinë. Kapitali nuk investon për “sytë e bukur”. Fakt është qe gjithë politikanet e kohës shihnin te Italia te vetmen shprese, gjë qe nxitej edhe nga Lidhja e Kombeve. Vete Mbreti Zog është përleshur, ka qene ne kontradikta te thella. Vendi nuk mund te ecte pa një lidhje te tille.

Nga ana tjetër fashizmi dhe nazizmi si ideologji kishin ne themel ekspansionin dhe pushtimet. Italia nuk mund te mbetej prapa Gjermanisë, sidomos për Shiperine qe e kishte thuajse ne dore. Pyes, po Rusia bolshevike, megjithëse kishte traktat mossulmimi me Gjermaninë hitleriane pse u sulmua, po Austria, Polonia e me radhe?  Sipas logjikes tuaj te ndryshkur qeveritë e këtyre vendeve e kishin shitur vendin e tyre me politikat qe bene? Akademik, thirrini mendjes, jetuam ne një kohe qe faktorë te tjerë vepruan me force te pandalshme, Shqipëria dhe politika e shtetit shqiptar ishin një “thermi”, ndaj forcës shkatërruese naziste e fashiste, qe kishin forcën e uraganit dhe sollën dëme te pallogaritshme ne një pjese te madhe te Evropës, Azisë, Afrikës.

Si qëndrojnë faktet. Shtetet fqinje, Greqia dhe Jugosllavia, tepër te interesuara për copëtimin e Shqipërisë, nuk e pushuan asnjëherë luftën dhe përpjekjet, e hapura dhe te maskuara, për te arritur qëllimet e tyre. Mesa duket, si shtete me potencial me te madh, me një rrjet diplomatik te kualifikuar, me lobe te qenësishme, kishin arritur te ndikonin ne politiken Evropiane për ndarjen e Shqipërisë. Le te flasim me gojën e një shqiptari te madh, qe për fat te mire edhe ju e pranoni. Duke nënvizuar domosdoshmërinë e Frontit te Shenjte apo Frontit te Bashkuar Fan Noli nënvizon se “deklarata e fundit e zotit Eden ne Dhomën e Përfaqësuesve nuk ka lëne hapësire për te dyshuar. Nga kjo deklarate ne mësojmë se ndarja e Shqipërisë është një rrezik real dhe jo imagjinar. Zoti Eden na  beri te ditur ne shume qarte e thjeshte këto tre gjera: se pari, se Shqipëria nuk ka kufij; se dyti, se fati i Shqipërisë do te vendoset nga Jugosllavia dhe nga Greqia, te cilat ne mënyre te hapur kërkojnë ndarjen e Shqipërisë; se treti, se Shqipëria nuk do te përfaqësohet ne Konferencën e Paqes ku do te diskutohet për ndarjen. Me e keqja është se problemi i trete nuk është shprehur vetëm ne deklaratën e Edenit por gjithashtu dhe ne deklaratat për Shqipërinë qe kane bere zoti Hull dhe zoti Molotov.”[xxii] Për Nolin ky ishte një alarm qe tregonte për rrezikun qe i kanosej Shqipërisë. Ai e krahason ketë deklarate me atë te Leninit.  Noli vazhdon se ndoshta duhet t’i jemi mirënjohës deklaratës se Edenit qe “ishte kaq e sinqerte dhe për paralajmërimin qe na beri për rrezikun qe qëndronte për Shqipërinë, ne një kohe qe  deklaratat e zotit Hull dhe zotit Molotov mund te na vinin ne gjumë ne parajsën e budallenjve. Nga kjo pikëpamje, deklarata e zotit Eden është po kaq e rëndësishme  sa traktati sekret i Londrës për ndarjen e Shqipërisë, qe u publikua nga Lenini ne vitin 1917.”[xxiii]

Historia nuk është bardh e zi dhe, as mund te gjykohet me syzat e ideologjisë enveriste. Leri shkencëtaret e vërtete te historisë te japin argumentet e veta. Është e lehte te thuash se Mbreti Zog tradhtoi duke lëne Italinë te pushtonte Shqipërinë. Pse nuk përmendni anën tjetër te medaljes: ai pranoje te largohet duke humbur te gjitha privilegjet qe ju premtuan, interesi i tij ishte Shqipëria, ai nuk u përkul ndaj presioneve. Le ta përcaktojnë historianet momentin e largimit, faktorët qe vepronin, a ishte ne gjendje Shqipëria pa humbje kolosale te luftonte. Fakti është se gjithë përpjekjet e tij ne mërgim nuk patën rezultat. Kjo ndoshta rrjedh edhe nga miopia e shteteve te mëdha Evropiane, por, edhe nga këmbëngulja e paprecedent e shteteve fqinje, ato donin me çdo kusht ndarjen e Shqipërisë. Ketë problem po e mbyll edhe me një qëndrim prej shqiptari te vërtete te Ahmet Zogut. Kur diskutohej për Bashkimin e Shenjte, sikundër përmend Noli “konditën me me rendësi... e ka pranuar me kohe Mbreti Zog, domethënë, qe regjimi i ardhme i Shqipërisë do te caktohet demokratikisht prej popullit shqiptar posa te çlirohet vendi.”[xxiv] Pra, nuk ishte karikja, “mbretëria”, por Shqipëria interesi me i madh prej patrioti i Ahmet Zogut. Ja si vazhdon i madhi Fan Nol: “Ketë kondite Mbreti Zog e ka pranuar tri here: me 1940 ne Paris, dhe me 1942 dhe 1943 ne London. Asnjë mbret tjater nuk e ka bere ndonjë deklarate si ato te Mbretit Zog”.[xxv] Dhe është pikërisht Fan Noli qe kur vjen rasti shprehet me korrektese me togfjalëshin “Mbreti Zog”, megjithëse ky i fundit ishte jo vetëm kundërshtari politik por edhe personal i tij. Me këmbëngulje Noli bën thirrje për te vene ne jete edhe këshillat dashamirëse te miqve te Shqipërisë “te bëjmë pa përjashtim një bashkim nen kryesin’ e Mbretit Zog..”, dhe vazhdon se te gjithë ata qe do te kundërshtojnë “I kemi luftuar dhe do t’i luftojmë si armiq te Amerikës, armiq te Kombeve te Bashkuara dhe armiq te Shqipërisë.”[xxvi]

Çfare “syzesh” përdor kur lexon dy vëllimet e “Shqipëria me 1937”, zoti Qose.

Poshtë, shume poshtë po bini çdo sekonde te jetës suaj zoti Qose, jo vetëm si njeri se kjo kuptohet edhe nga fëmijët, por, edhe si te quajtur shkencëtar, te paktën ne ato fusha qe nuk i njeh dhe përpiqesh te luash rolin e eruditit pa mend ne koke. Diku na flet për dy libra qe ke ne “biblioteke” qe flasin për gjendjen e Shqipërisë ne vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit te shpalljes se pavarësisë. Është e drejta e gjithsecilit qe librat t’i lexoje me “kutin” apo me masën e vet, gjykimin ta beje ne mënyre shkencore apo thjeshte ne një ideologji te caktuar siç është ne rastin tuaj enverizmi. Dihet qe këndvështrimi i fundit te çon ne përfundime te gabuara. Ato libra për situatën e Shqipërisë se vitit 1937 japin një përmbledhje te ecurisë se gjithë aktivitetit ne fushën politike, shoqërore, organizative, me pak atë ekonomike ne 25 vjet pavarësi.  Ju,  nuk shikoni ecjen, përparimin, për kaq sa e lejonin kushtet, por vështrimin e keni statik, vetëm e vetëm për te nxire. Dihet qe ekonomia, ashtu sikundër përmendni dhe ju ishte “ne një gjendje shume te dhimbshme”, Shqipëria ishte nder vendet me zhvillim ekonomiko-shoqëror shume te prapambetur, vendi me i prapambetur ne Evrope, term qe është pranuar nga masa e historianeve jo vetëm enveriste por edhe atyre qe janë objektive ne shkrimin e historisë.

Por, gjithmonë ka një por, Shqipëria jo vetëm ne krahasim me vitin 1912, por edhe ne krahasim me vitin 1920, madje edhe me vitin 1928, ne vitin 1938 ka përparime shume te mëdha. Vetëm një miop politik nuk do as t’i shohë dhe, kaq me tepër t’i pranoje. Ne librat qe ju citoni me zell, shikoni ne faqen 30 te librit te pare dhe, nuk mund te mos lexoni,  se vetëm ne pese vite 1920-1924 janë nderuar 13 qeveri,

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›