Fansi i Obamës, një gomar me emrin Demo si dhuratë
Share
Presidenti amerikan, Barak Obama, do të zhvillojë një vizitë në Kolumbi këtë javë, ku duket se ka mjaft fansa. Një prej tyre, Silvio Karaskuilla, shpreson që Obama të kalojë në fshatin e tij, që quhet Turbako, pasi ka vendosur ti bëjë një dhuratë Obamës.
Dhe, dhurata është një gomar me emrin Demo. Ai ka thënë se gomari është një dhuratë e përshtatshme për Obamën, duke qenë se kjo kafshë është edhe simboli i Partisë Demokratike në SHBA. Për më tepër, sipas tij, gomari është i vogël dhe avionic presidencial i Obamës mund ta nxërrë.