Fantazia nukleare e Obamës
Udhëtimi i Presidentit Obama në Evropë ishte një lloj parade. Apo ndoshta "turne-koncert i shitur" do të ishte një metaforë më e mirë. U mbajt një takim i gëzueshëm në bashkinë e Strasburgut, një takim i këndshëm mes Mishel Obamës dhe Karla Brunit. Pati skena spektakolare në rrugët e Pragës. Burrat e shtetit nga e gjithë bota u strapacuan që të dilnin në foto me Presidentin amerikan. Gjatë një fotografimi, kryeministri italian Silvio Berluskoni ulëriti aq shumë për vëmendjen e Obamës, saqë mbretëresha e Anglisë qartazi shprehu keqardhje. ("Pse duhet të bërtasë ky?", deklaroi ajo.)
Megjithatë, dikush duhet ta thotë: Edhe pse disa gjëra shkuan mirë në këtë udhëtim, disa gjëra shkuan keq. Qendra e vizitës, fjalimi kryesor i Obamës për politikën e jashtme në Pragë, i lëshuar paraprakisht dhe i vulosur si një deklaratë e madhe, ishte, për të thënë shkurt, tipike. Ai e përdori si apel një "botë pa armë nukleare" dhe një seri të re negociatash për kontroll të armëve me Rusinë. Kjo nuk është e gabuar, domosdoshmërisht, dhe jo e ligë. Por, ishte e çuditshme. Qartazi, politika "jo nukleare" është afër zemrës së Presidentit. "Ka të tillë që dëgjojnë fjalë të një bote pa armë nukleare dhe dyshojnë nëse ia vlen të përcaktosh një cak, që është i pamundur", i tha audiencës së tij çeke. Ai nuk tha: "Po, ne mundemi" në fund, por tha: "fati njerëzor do të jetë i tillë sikurse e krijojmë" dhe që paraqet të njëjtën gjë. Retorika ishte e Obamës, tamam si ideja. Shikoni të kaluarën e tij: Njëra nga nismat e politikës së jashtme, ku Obama i vendosi emrin e vet gjatë mandatit të tij të shkurtër në Senat, ishte rritja e financimit për ndalimin e përhapjes së nukleareve. Një nga pak udhëtimet, që Obama i bëri si senator, ishte turni për inspektimin nuklear në Rusi, Ukrainë dhe Azerbajxhan. Dhe e gjitha kjo është vërtet një gjë mirë, por si pikë kryesore në politikën e jashtme të një presidenti amerikan, një thirrje për çarmatim nuklear, duket paksa jashtë rendit.
Si duket, qëllimi i Obamas është të udhëheqë me anë të shembullit: Nëse SHBA e zvogëlon vetë arsenalin e saj nuklear dhe e ndalon testimin, atëherë, gjoja, të tjerët do të pasojnë. Sidoqoftë, nuk ka dëshmi se reduktimi i armëve nukleare nga SHBA i kanë inspiruar ndonjëherë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Të gjitha fuqitë e fundit nukleare të botës; Izraeli, India, Pakistani, i siguruan armët e tyre vonë. E sa për koreano-veriorët, ata zgjodhën vetë ditën e fjalimit të Pragës për të lançuar (pa sukses) një predhë eksperimentale. Pasi ndodhi, as Kina dhe as Rusia nuk dëshiruan ta dënonin aktin, sepse kjo mund të krijonte një precedent të parehatshëm për ta. "Çdo shtet ka të drejtën të përdorë hapësirën në mënyrë paqësore", i tha OKB-së një i dërguar i Rusisë. Qeveria e tij dëshiron bisedime për reduktimin e armëve, por vetëm se arsenali i tyre nuklear po prishet me shpejtësi. Aq më shumë, armët nukleare nuk janë më kërcënim i menjëhershëm strategjik për Evropën apo SHBA-të, madje as nga Irani. Armët biologjike potencialisht janë më vdekjeprurëse. Armët konvencionale, ndërkohë, nuk kanë dalë nga moda. Përdorimi i fundit i forcës ushtarake në Evropë, konflikti Rusi-Gjeorgji gushtin e fundit, përfshiu tanke dhe kalorësi jo nukleare. Edhe nëse Rusia i shet armët e saj të mbetura nukleare për mbeturina metali, ushtria e saj ende do të paraqiste kërcënim për fqinjët e këtij shteti, njësoj si Kina, që pa armë nukleare do të mund të pushtonte Tajvanin.
Me fjalë tjera, heqja qafe e botës së armëve nukleare do të ishte shumë e mirë, por e vetme nuk do të lëvizë baraspeshën ndërkombëtare të forcës, të ndalë Al-Qaedan apo të parandalojë shtetet e mëdha autoritare që të pushtojnë fqinjët e tyre më të vegjël. Sado i pasuksesshëm të ketë qenë promovimi i demokracisë, kjo është, përfundimisht, e vetmja mënyrë për t‘i arritur këto kufij. E për më tepër, nuk jemi të sigurt që francezët, sado që t‘u ketë pëlqyer fustani me lule i Mishel Obamës, janë të interesuar në dorëzimin e forcës së tyre. Njësoj si britanikët. Ndaj nuk është e qartë pse duhet të shpenzojmë kapital diplomatik duke u përpjekur t‘i bindim. Natyrisht që fjalimi i Pragës paraqiti një mostër të bllokuar: Obama do të flasë për "jo nukleare" derisa të gjejë një ide më të kënaqshme, mbi të cilën mund ta varë politikën e tij të jashtme. Dhe nëse nuk është kështu, i gjithë ai vullnet i mirë, i dëshmuar aq shumë javën e kaluar, mund të shkojë dëm.