E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kartolina më e bukur", shpallen fituesit

Në Galerinë Kombëtare të Arteve janë shpërndarë 10 çmime "Kartolina më e bukur", ndër 250 të tilla, të përgatitura nga nxënës të 22 qyteteve të vendit, të cilat janë paraqitur në konkursin kombëtar të kartolinës, "Mirë se vini në Shqipëri- Welcome to Albania". Fëmijët fitues të kartolinës më të bukur në këtë konkurs janë: Borana Dollanga 14 vjeçe nga Elbasani, Mikel Picinane 12 vjeç nga Berati, Earta Joca 9 vjeçe nga Tirana, Siner Sakollari 11 vjeç nga Durrësi, Suad Mati 11 vjeç nga Shkodra, Aurel Saliaj 12 vjeç nga Tirana, Adela Shota 15 vjeçe nga Fushë-Kruja, Aida Lufo 14 vjeçe nga Pogradeci, Elsa Sokoli 14 vjeçe nga Kruma (Has) dhe Marjeta Zeneli 11 vjeçe nga Tirana. Dhjetë fituesit janë përzgjedhur sepse kanë sjellë kartolina origjinale dhe nuk kanë imituar të rriturit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›