Në Tiranë, "Dy tupanë për një sofër"
"Dy tupanë për një sofër" vjen në datën 14 prill në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit në Tiranë, me recitalin e solistit valltar Gëzim Alimehmeti. Nën koreografinë e mjeshtrit Rexhep Çeliku, në këtë recital merr pjesë grupi i valleve dhe orkestra e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve. Orkestra do të drejtohet nga Vladimir Hasimi, ndërsa drejtues artistik është Lejla Agolli. I ftuar nderi në këtë recital të valltarit Gëzim Alimehmeti do të jetë grupi "Corona" i Prishtinës, drejtues i të cilit është Ylber Asllani.