Historia që turbulloi qytetin
Një qytezë provinciale, ca burra (të krishterë e katolikë) që rrahin kafeneve problemin madhor të këngës së hoxhës, të rënies sa duhet të kambanave, të zgjidhjes që duhet të marrë një incident fetar; ca gra që i adhurojnë pëshpësh-et dhe dy të rinj që tentojnë të dashurohen në një zamallahi të tillë. Pas katër vjetësh në postproduksion, "Kronikë provinciale" ka mundur të prekë sallën e kinemasë. Një premierë e paradites për gazetarët, gjatë së cilës nuk munguan problemet teknike dhe një në mbrëmje për miqtë e ftuar, ka qenë kontakti i parë me publikun. Kishte kohë që pritej filmi i regjisorit Artan Minarolli, realizuar mbi skenarin e Ylljet Aliçkës. Titulli, i zgjedhur pas varianteve të fillimit//////////////////////// "Lutje dashurie" dhe "Vera", është një përshtatje e gjetur me atë që të pret më pas. Disa karaktere më së shumti burrërore, parime dhe ngjarje që rrokullisen në përditshmëri pa një motivim të qartë. Hoxha (Mirush Kabashi), një ish-i dënuar nga diktatura, ngjitet në minare për të kënduar këngën. Burrat nuk janë të kënaqur me mënyrën e tij të të kënduarit. As me priftin, i cili nuk u bie kambanave aq sa duhet. Nuk ngurrojnë t‘u ndalojnë në rrugë nja tre vajzave të reja që praktikojnë Jehovain, e madje t‘u hedhin edhe ndonjë shikim epshtndjellës. Edhe letrat që u dërgojnë njëri-tjetrit i firmosin në bazë të përkatësisë së tyre fetare. Robert Ndrenika, Ndriçim Xhepa, Fadil Hasa, i ndjeri Aleko Prodani, Birçe Hasko, Vangjel Toçe, Agim Qirjaqi, Guljelm Radoja, Sheri Mita etj., janë aktorët që sjellin karakteret komike të burrave të qytezës. Në mes të kësaj kronike province, Joni, interpretuar nga Tedi Papavrami, një piktor i kthyer nga Franca dashurohet me një vajzë kaurkë, siç e quajnë rrugicave të lagjes së saj. Ajo është Vera, e bija e Thomait (Marko Bitraku). Këtë rol e sjell Arta Dobroshi, e cila atëkohë ishte në bashkëpunimet e para me regjisorët shqiptarë. Historia e tyre e dashurisë turbullon gjithë qytetin. Madje edhe këngën e hoxhës, i cili nga minareja sheh një skenë dashurie. Në kohën e xhirimeve pati reagime të shumta nga komunitetet fetare. Producentja Loreta Mokini kujton se kur ishin në dy ditët e fundit të xhirimeve, pikërisht në skenat që duheshin xhiruar në minarenë e Xhamisë së Beqarëve në Berat, u përhap thashethemnaja për realizimin e një filmi pornografik. "Na u deshën tetë muaj që t‘i realizonim ato skena", shprehet Mokini, e cila, deklaratave të regjisorit Artan Minarolli se filmi u vonua për mungesë fondesh për realizimin e postproduksionit, ia bashkëngjit këtë si arsye të fortë. Sipas regjisorit, filmi nuk synon të ngrejë njërën fe apo të ulë tjetrën. "Feja nuk është parë as si pengesë e dashurisë së këtyre dy të rinjve", thekson Minarolli. Këta të rinj zgjedhin të largohen nga qyteza ku zhvillimet sociale ndodhin në një tranzicion postdiktatorial, drejt Perëndimit. Minarolli e sheh këtë fund si më të përshtatshmin që do i shkonte këtij filmi komedi, gjuha artistike e të cilit shkon deri në grotesk. Nisur nga skenari i Aliçkës, regjisori shprehet se ai ka evoluar në prodhimin kinematografik, veçanërisht në dinamikën e lëvizjes.
E ndërsa personazhet e tjerë, me gjuhën dhe batutat e tyre të çojnë deri në përshtypje komike, dy protagonistët, Tedi Papavrami dhe Arta Dobroshi, duken një dyshe statike. Papavrami, violinist në profesion, e ka eksperiencën e dytë në kinematografi, ndërsa Dobroshi, e bërë tashmë e njohur nëpër botë, spikat veçanërisht me praninë e saj fizike. "Papavrami është një baraspeshim në këtë histori. Ai ishte zgjedhur më parë dhe mua m‘u duk një zgjedhje e goditur. Në të vërtetë ai sjell një frymë perëndimore në këtë qytezë të vogël", shprehet Minarolli. Por në të gjithë këtë komedi të tranzicionit postmodern, duket se ndjehet mungesa e një boshti më të fortë dramaturgjik, nga i cili të motivoheshin ngjarjet. Në konferencën për shtyp, Minarolli i sheh të vërteta karakteret shqiptare që janë përvijuar në film. "Ne kemi frikë të bëjmë një film ku të shohim veten tonë. Akoma nuk kemi mendime të lira edhe në këto shprehje artistike. Unë i përgëzoj iniciativat e këtyre viteve të fundit në këtë drejtim, sepse vënë në pah të vërteta të para në sy kritik që ne nuk duam t‘i pranojmë", theksoi regjisori, i cili në këtë film të tijin sheh pretendime artistike, pretendime për të krijuar vlera e jo synimin e komercialitetit. Në këtë kuptim, filmi duhet të ketë takimin e plotë me publikun, gjë që koha ka treguar se është i mangët për filmat shqiptarë.