Arrestohet ne kufi serbi i kerkuar per vjedhjen e depos se armatimit

Milan Vlastimir Mitic kerkohej per llogari te Malit te Zi. Serbi akuzohet per vjedhjen e tre pistoletave Zastava
Prej me shume se dy vjetesh i shpallur ne kerkim nga autoritetet e Malit te Zi nje shtetas serb ka rene ne prangat e policise shqiptare ne Kukes pasi kerkohej per vjedhje ne rrethana renduese. Lajmi eshte konfirmuar dje nga te dhena zyrtare te Policise se Shtetit sipas te cilave Milan Vlastimir Mitic 33 vjec lindur ne Nish ndash Serbi eshte ndaluar pikerisht ne piken e kalimit kufitar te Qafe-Morinit pasi ka rezultuar fale kontrollit ne sistemit Tims ne dogane si person ne kerkim nderkombetar. Te dhena nga policia kane konfirmuar ne lidhje me kete ngjarje se serbi 33-vjecar kerkohej qe prej vitit 2009 pasi eshte autor i vjedhjes se 3 pistoletave te tipit Crvena Zastava M57 nga kazermat ushtarake te Ministrise se Mbrojtjes se Malit te Zi ne Kumbor. Policia tha se vjedhja eshte kryer edhe ne bashkepunim me persona te tjere te cilet kane thyer depon e armatimit dhe me pas jane larguar nga vendi duke bere qe autoritete policore te ketij vendit te shpallnin kerkimin nderkombetar ndaj tyre. Fale shkembimit te te dhenave me zyren e Interpol Tiranes punonjesit e policise shqiptare kane mundur te identifikojne dhe arrestojne per llogari te policise malazeze serbin Mitic. Te dhena nga policia lokale e Kukesit bene me dije dje se sherbimet e saj i kane kerkuar leternjoftimin nje shtetasi serb i cili ka tentuar te kaloje permes doganes se Qafe-Morinit per ne vendin tone. Ne fakt fytja e pasaportes se tij dhe marrja e shenjave te gishterinjve kane rezultuar se behej fjale per 33-vjecarin e kerkuar nga autoritetet fqinje te Malit te Zi ndersa i shpallur edhe ne kerkim nderkombetar. Sipas policise zyra qendrore kombetare Interpol Tirana pikerisht ne daten 13 mars ne piken e kalimit kufitar te Qafe-Morinit Kukes ka arrestuar me qellim ekstradimi shtetasin serb i shpallur ne kerkim Milan Vlastimir Mitic lindur ne Nish ndash Serbi. Arrestimi i tij eshte bere pasi me 24 shkurt te vitit 2009 Gjykata e Herceg Novi ne Mal te Zi me vendimin 13/2009 ka kerkuar ekzekutimin e vendimit te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare Herceg Novi e cila e ka denuar shtetasin ne fjale me 1 vit e nje muaj burg per vepren penale te Vjedhjes ne rrethana renduese parashikuar nga neni 223 paragrafi 2 i Kodit Kriminal te ish-Serbise dhe Malit te Zi. Policia sqaroi gjithashtu se gjate kohes qe kryente sherbimin ushtarak ne kazermat e Ministrise se Mbrojtjes se Malit te Zi ne Kumbor ne bashkepunim me persona te tjere serbi 33-vjecar ka thyer depon e armatimit dhe ka vjedhur 3 pistoleta te tipit Crvena Zastava M57. Mitic eshte shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Kukes per veprime te metejshme.