E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen bombola e gazit vdesin bashkeshortet

Nje cift te moshuarish burre e grua kane gjetur vdekjen si pasoje e shperthimit te bomboles se gazit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1430 te mbremjes se djeshme ne banesen e dy te moshuarve. Dy bashkeshortet Bedo dhe Fatime Mici perkatesisht 82 dhe 79 vjec ne momentin e shperthimit ndodheshin te vetem ne banesen e tyre.

79-vjecarja ka gjetur vdekjen e menjehershme ndersa bashkeshorti i saj ka humbur jeten ne spitalin e Sarandes si pasoje e plageve te marra. Sipas te dhenave te policise lokale ne lidhje me ngjarjen mesohet se rreth ores 1430 nje shperthim i fuqishem eshte degjuar ne fshatin Borsh te Sarandes. Forca e tij ka qene e madhe duke demtuar banesen nga kishte ardhur. Te frikesuar banoret e tjere afer shtepise se ciftit Mici kane dale nga banesat e tyre nderkohe qe eshte lajmeruar policia dhe zjarrfikesit te cilet jane drejtuar me shpejtesi ne vendngjarje. Policia njofton se punonjesit e saj kane gjetur te vdekur si pasoje e ketij shperthimi gruan 79-vjecare nderkohe qe bashkeshorti i saj 82 vjec Bedo Mici eshte transportuar per ne spital pasi ka qene ne gjendje te rende shendetesore. Edhe pas nderhyrjes se mjekeve trauma qe kishte perjetuar i moshuari ka qene e madhe gje e cila sipas mjekeve ka shkaktuar atakun kardiak te 82-vjecarit duke i marre jeten. Sipas burimeve nga grupi hetimor shkak i ketij shperthimi ka qene bombola e gazit te cilen familja Mici e perdorte per nevojat e saj personale. Bombola nuk ishte mbyllur mire nga perdoruesit e saj duke bere qe prej saj te rridhte nje sasi e madhe gazi ne shtepi. Sipas burimeve nga policia ka qene shkendija qe u krijua kur eshte shtypur celesi per ndezjen e energjise elektrike qe ka shkaktuar shperthimin e fuqishem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›