Mes plehrave

Amfiteatrin 3000-vjecar e kane rrethuar inertet dhe mbeturinat. Dega e Monumenteve te Kultures kerkon bashkepunim me bashkine ndersa nje grumbull i madh me dhera dhe mbeturina ka rrethuar prej disa muajsh objektin e lashte e ndonese ekspedita arkeologjike e vitit te shkuar eshte mbyllur qe ne muajin shtator prane kangjellave te amfiteatrit dherat e levizura prej arkeologeve kane mbetur aty
Prej disa muajsh firma dhe individe kryesisht naten por edhe diten po zbrazin rreth murit te hekurt rrethues te Amfiteatrit te Durresit inerte por edhe mbeturina. Alarmin e ndotjes e kane dhene per Standard disa banore te lagjes nr. 1 ku edhe ndodhet amfiteatri 3000-vjecar. Sipas tyre nje grumbull i madh me dhera dhe mbeturina ka rrethuar prej disa muajsh objektin e lashte dhe ndonese ekspedita arkeologjike e vitit te shkuar eshte mbyllur qe ne muajin shtator prane kangjellave te amfiteatrit dherat e levizura prej arkeologeve kane mbetur aty. Duke e pare nga afer situaten konstaton se pervec dherave mund te shohesh lehtesisht mbeturina dhe kazane plehrash kjo pamje qe i qendron bashkangjitur kangjellave ofron nje imazh te keq tek vizitoret e shumte te monumentit te madh te antikitetit. Hermion Arapi kreu i Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare ne Durres tha per Standard se shqetesimi per keto mbeturina i eshte percjelle Bashkise ne kemi derguar asaj nje leter ne menyre qe te na ndihmoje duke i hequr mbeturinat nga aty ashtu sic ka bere vitet e kaluara nga ana jone kemi bere nje kerkese por sic duket nuk eshte marre parasysh. Drejtori Arapi u shpreh Ne nuk varemi nga bashkia e as ajo nga ne por duhet te bashkepunojme vete DRKK-ja e Durresit nuk i disponon mjetet per te larguar mbeturinat e per kete arsye i ka kerkuar ndihme bashkise. Ai shton se per kete problem ende nuk ka marre nje pergjigje zyrtare nga Bashkia e Durresit e nderkohe thekson se mbeturinat jane aty qe prej mbarimit te ekspedites shqiptaro-italiane qe perkon me muajin shtator te vitit 2010. Arapi thote se problemi nuk qendron shume tek masa se sa tek fakti i imazhit te pakendshem qe ato lene tek vizitoret e monumentit antik nga ana vizive nuk eshte normale qe prane nje amfiteatri antik ku behen germime arkeologjike te kete plehra.
Dhe vete qytetaret nuk jane te ndergjegjesuar per rendesine e monumentit pasi prane amfiteatrit ka kosha per plehrat e megjithate plehrat jane te shperndara rreth e rrotull tij. Arapi tha se le te shpresojme se mbas rikonstruksionit gjerat te ndryshojne per momentin jane problem ne i mbledhim mbeturinat gjate paradites por pasdite kur ne ikim banoret hedhin mbeturina serish mbeturina keto qe i shtohen dherave te ekspedites shqiptaro-italiane. Shumica e mbeturinave dhe inerteve te perditshme hiqen nga Bashkia e megjithate ato qe nuk hidhen brenda koshit perbejne problem. Sipas Drejtorise Rajonale te Monumenteve qe nga perfundimi i ekspedites italo-shqiptare ne pjesen jugore te amfiteatrit dherat e nxjerra nga germimi jane depozituar prane kangjellave. Bashkia e qytetit ne marreveshje me drejtuesit e ekspedites cdo vit ka larguar dherat dhe mbeturinat e tjera ndersa pas germimeve te shtatorit te kaluar gjithcka ka mbetur e palevizur. Ndotja eshte shtuar edhe nga mbeturinat qe hedhin banoret e lagjes prane amfiteatrit. Amfiteatri i Durresit eshte nje nga me te medhenjte e pellgut mesdhetar. Rrenojat e tij jane zbuluar ne vitin 1966 dhe qe nga viti 2002 ne pjesen jugore te tij jane kryer nje sere germimesh dhe sondazhesh nga arkeologe dhe specialiste te Universitetit te Parmes dhe te Chietit te Italise si dhe te Tiranes. Pak kohe me pare ministri i Kultures Ferdinand Xhaferaj prezantoi nje projekt per largimin e disa familjeve nga zona e amfiteatrit ne menyre qe ti jepet frymemarrje atij aktualisht po punohet per banesen ku do te shperngulen familjet qe do te largohen nga zona prane amfiteatrit drejt strehimeve nga bashkia - tha Arapi.