Fantazmat e dy udhëtimeve
1.
Duhej të ketë pasur pakëz frymëzim ironie të lehtë letrare përpjekja e dy udhëtimeve presidenciale gjatë kësaj jave.
Në fillim të javës, nisej për në Egjipt, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç. Gati pesëdhjetë vjet pasi kishte marrë rrugë të ngjashme njeriu që përfaqësonte Beogradin zyrtar, Tito, Presidenti i Serbisë bënte pelegrinazhin me të cilin qe mësuar Jugosllavia socialiste dhe e painkuadruar. Do të vizitonte Kajron zyrtare, kryeqytetin më të rëndësishëm arab, qendrën kulturore të Islamit të arsimuar dhe të nacionalizmit të dikurshëm arab.
Duhet të ketë qenë moment bizar për Presidentin Tadiç: më 1968 kishte demonstruar kundër Titos, më vonë do të merrte pjesë në ngjarjet e zhbërjes së Jugosllavisë, që në fund do të prodhonin, e ta qetësonin njëkohësisht regjionin, Serbinë e pavarur. Tash do të arrinte, si përfaqësues i një Beogradi zyrtar, pa Jugosllavi, e megjithatë i paraprirë nga fantazma e Titos, që do t‘ia hapte dyert e pallatit presidencial në Kajro.
Në fund të javës, do të nisej për në Baden-Baden Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Presidenti i Shqipërisë nuk kishte fantazmë që do t‘i paraprinte; ish-prijësi nuk besonte në gjë tjetër pos fitores së revolucionit botëror dhe autentik, marksist. Do të qe pamundësi, bile edhe dialektike, që fantazma e tij të printe në Samitin e NATO-s, ku Shqipëria, në 60-vjetorin e kësaj organizate, merr pjesë si anëtare fuqiplotë.
Dhe, siç do të rrëfente një shkrimtar, ky tis i lehtë ironie që përcjell dy udhëtimet do të mund të ishte i mjaftueshëm, një rrëfim i bukur por pa më shumë domethënie, sikur një melodi. Shkrimtari është nobelisti Orhan Pamuk, i cili bën këso formulimi në romanin e tij të shkurtër "Kështjella e bardhë" (Skanderbeg books, Tiranë, 2008) e së bashku me atë egjiptian Alaa al Aswany në "Chicago" (HarperCollins, New York, 2008), përpiqen të japin anën tjetër të këtyre udhëtimeve, çfarëdo që të jetë ana tjetër.
2.
Presidenti serb shkoi në Egjipt për të kërkuar ndihmë rreth Kosovës, në përpjekjen për të penguar njohjen e pavarësisë së saj.
Nuk shkoi për të prekur ato anë të Egjiptit të cilat shqiptarët mendojnë se i ka ky vend, filo-shqiptarizmin dhe solidaritetin me bashkësi të mëdha myslimanësh. Shteti bashkëkohor egjiptian, i themeluar prej një shqiptari, Mehmed Aliu, nuk e ka fshehur këtë fakt, e as simpatinë për shqiptarët. (Në fakt, gjatë procesit negociator për pavarësinë e Kosovës, personalisht kam hasur në ndihmë të parezervë të diplomatëve egjiptianë). Dhe, ky shtet bashkëkohor nuk e ka fshehur, edhe përkundër përpjekjes së socializmit arab të Nasserit, që e konsideron veten si shtet me peshë specifike në botën islame.
Por, Egjipti të cilin shkoi për ta prekur Presidenti serb, është ai i përshkruar në një bisedë telefonike mes dy ish të dashurve egjiptianë, në "Chicago" të Al Aswanyt. Ish-dashnorja e tashmë një mjeku egjiptiano-amerikan dhe një përkrahëse e revolucionit të Nasserit pas tridhjetë vjetësh moskomunikimi i përshkruan vendin prej nga ka ikur mjeku:
"Egjipti po i përjeton ditët e veta më të vështira.../ Sikur çdo gjë për çka kemi luftuar, unë dhe kolegët e mi, ishte vetëm një mirazh. Ne nuk kemi demokraci, nuk jemi të liruar nga prapambeturia, injoranca dhe korrupsioni. Çdo gjë është përkeqësuar. Idetë reaksionare po përhapen sikur mortaja. A mund të besosh se unë jam e vetmja myslimane nga pesëdhjetë sa jemi në Ministrinë e Planifikimit, që nuk është mbuluar me çarçaf?...
Represioni, varfëria, mungesa e shpresës për të ardhmen, mungesa e një caku kombëtar: egjiptianët kanë hequr dorë nga drejtësia në këtë botë dhe presin që ajo të vijë në atë tjetrën. Ajo çka është e përhapur tash në Egjipt nuk është religjiozitet i vërtetë, por një depresion kolektiv, i shoqëruar nga simptoma religjioze. Ajo çka e vështirëson situatën është se miliona egjiptianë që punuan në Arabinë Saudite u kthyen me ide vehabiste. Dhe regjimi e ndihmon shpërndarjen e këtyre ideve... Islami vehabist e ndalon kryengritjen kundër një sunduesi mysliman, anipse ai e shtyp popullin e vet".
3.
Egjipti, të cilin u përpoq ta bindë Tadiçi, është ai në të cilin është ngritur karriera e gjeneralit Safwat Shakir, personazh i "Chicagos", i cili pret të bëhet ministër, ndërsa kalon kohën si këshilltar ambasade në Washington (titull për shefin e spiunazhit egjiptian në ambasadat gjithandej botës, thotë autori). Ai që në fillim të karrierës, si kadet i policisë spikatet në metodat e rëndomta të torturës ku "të dyshuarit rrihen me grushte, shkopinj apo kamxhikë të mëdhenj. Nëse i dyshuari insistonte në refuzimin e akuzave, ai do të dhunohej me futjen e një shkopi të trashë në anus, fikjen e cigares në penis apo administrimit të elektroshokut në trupin e tij lakuriq". Pastaj, Safwat Shakir megjithatë, sjell një inovacion, për shkak të numrit të madh të të vdekurve nga torturat. Vendos që në stacionet e policisë të sjellë nënat, gratë apo motrat e të dyshuarve, që t‘i zhveshin ata lakuriq dhe që policët e rëndomtë t‘ua prekin trupin derisa i dyshuari të pranojë çdo gjë.
Këtë Egjipt e adresoi Tadiçi, gjegjësisht e adresoi frikën e cila ekziston në një pjesë të Egjiptit zyrtar (në veçanti të atyre që nuk janë të brengosur se zëvendësimi i Presidentit të tanishëm Mubarak do të bëhet nga i biri i tij) nga çfarëdo tollovie, krize, ndryshimi. Kosova, në projeksionin e diplomacisë serbe në botën arabe dhe islamike, e në mungesë të zërit kosovar, është paraqitur si lëvizje kryengritëse, e cila me ndihmën e Perëndimit (në radhë të parë amerikanëve dhe metropoleve evropiane) arriti të "zhbëjë Serbinë".
Ky Egjipt nuk është bardh e zi. Në këtë vend, ku zgjedhjet rregullisht nuk janë demokratike, megjithatë, arriti nivele bestselleri Al-Aswany, së pari me "Pallatin Jakubian" e tash me "Chicago", një roman që mund të shndërrohej në një skenar telenovele pak më të sofistikuar, për Egjiptin e sotëm, emigracionin egjiptian në Amerikë dhe vetë Amerikën e pas 11 shtatorit. Ama, telenovelë që luan rolin e disidencës sikurse letërsia disidente në Evropën e komunizmit.
4.
"Kështjella e bardhë" e Pamukut ka mundur të jetë një ilustrim leximi për hapat historikë të delegacionit shqiptar në Samitin e NATO-s.
Në lodhjen narrative të Pamukut, një astrolog turk, pastaj i shndërruar në astronom e kalon një jetë hulumtimi në shekullin XVII së bashku me skllavin e tij venecian, me të cilin kanë dukje pothuajse të njëjtë. Turku fillon aventurën e tij eksploruese me të kërkuarit e orës që "kurdiset një herë në vit dhe që tregon faljen e namazit", njoftohet nga veneciani "se baticat dhe zbaticat lidheshin me temperaturat e ujërave të lumenjve që derdheshin në det, se murtaja përhapej nëpërmjet grimcave të pluhurit në atmosferë dhe ndryshimi i motit sillte zhdukjen e saj, se duke ndërtuar një armë të fuqishme me grykë të gjatë dhe me rrota, ne mund t‘i zbythim të gjithë...". Këtë të fundit, armën e fuqishme, do të bindin Sulltanin se do ndërtuar, pasi që i kishin bërë një libër interpretimesh të ëndrrave të tij, ku tregohej shembja e Perandorisë.
Pas dështimit të armës në fushëbetejë, në Poloni, turku vishet si veneciani, merr me vete të gjitha, përfshirë edhe rrëfimet e ëndrrat e venecianit për t‘u kthyer në atdhe, ndërsa veneciani kthehet në Turqi, duke u përpjekur ta shpjegojë "unin" e vet nëpërmjet librit të kujtimeve, tashmë të përbashkëta të të "dy unëve", të turkut dhe venecianit.
Mendoja për këta dy rrëfimtarë, jo aq për nga fabula, sa për nga përpjekja e definimit të "un-it", ndërsa shihja mbërritjen e Presidentit të Shqipërisë në Samitin e NATO-s, si anëtar i barabartë me demokracitë e tjera. Në Samit u vulos qartazi identiteti perëndimor i Shqipërisë, së bashku me të gjitha ato pjesë të historisë që e ndërtuan atë, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Perandorinë Otomane.
Definitivisht, një përpjekje e gjatë, bile prej kohës së astrologëve turk e venecianë. Dhe, në këtë përpjekje, Shqipëria do të kalonte atë që përshkruan njëri prej personazheve të Pamukut:
"Të gjithë e dinë se, për të rifituar jetën dhe ëndrrat e humbura, duhet t‘i ëndërrojmë sërish ato".
5.
Ndërsa ndodhnin të dyja udhëtimet në Kosovën zyrtare shpalleshin gjithandej suksese, pikësëpari në ekonomi, e pastaj edhe në fusha të tjera të shënuara të jetës, sikundër të ishin inspiruar nga fantazmat e pesëdhjetë vjetëve më parë. Në atë Kosovë, zyrtare e jozyrtare, sikundër në Kështjellën e Bardhë të Pamukut (kur Sulltani mbetet i rrethuar pa gjeneralë e administratorë të cilët shkojnë për të luftuar në Gjermani e Kretë) do të zhvilloheshin diskutimet "nëse kishin shpirt kafshët dhe cilët prej tyre, cili shkonte në parajsë dhe cili në ferr, nëse midhjet ishin femër apo mashkull, nëse çdo mëngjes lindte një diell i ri apo dielli që perëndonte në mbrëmje..."