Republika lë përfundimisht shtëpinë
Një natë e mbushur plot me të papritura. Spektakli i së shtunës ka sjellë plot surpriza për banorët brenda shtëpisë dhe për publikun. Bika ka lënë garën dhe ka humbur të drejtën për çmimin 70000 mijë euro, ndërkohë që atëherë kur nuk pritej, tri banorë të rinj i janë shtuar shtëpisë. Ari, Eltoni dhe Juna nisin aventurën në "Big Brother". A do të ndikojë prania e tyre në marrëdhëniet brenda shtëpisë? Mbetet gjithçka për t‘u parë në "reality show"-n më të famshëm në Shqipëri.
E vërteta e Adit
Edhe pse kanë kaluar shumë javë brenda shtëpisë së famshme "Big Brother", Adi mbetet ende një personazh i pazbuluar tërësisht. Jeta e tij më parë, karakteri, sjelljet janë komentuar nga banorët brenda, por kanë ngjallur kuriozitet edhe te publiku. Adi hyri me një synim të qartë në këtë "reality show": për të përsosur imazhin e për të treguar atë që është në të vërtetë. Për këtë arsye, Vëllai i Madh i kishte përgatitur një surprizë. Protagonistët janë miqtë e tij. Ata pak që i qëndruan afër në momentet e tij më të vështira, gjatë kohës që iu desh të kalonte në burg. "Duke dashur të mos isha njëlloj si të tjerët, fillova drogën. Këto eksperimente të rrezikshme të fusin në një botë tjetër", ka thënë Adi në një klip në dhomën e rrëfimit. Historinë e tij ia ka treguar vetëm Bjordit, Adelës dhe Anjezës. Mes gjërave që ai nuk i ka ndarë me banorët e tjerë, janë edhe poezitë që shkruan, të cilat janë botuar edhe në një libër. Arbana e fton Adin të dalë në oborr, aty ku e presin shokët e tij, të cilët i recitojnë poezinë që ai ka shkruar para 4 vjetësh. "Kam qenë në një moment të vështirë të jetës dhe mu desh t‘i hidhja në vargje kujtimet e mia. Aty brenda flitet për gabimet", ka treguar Adi. Disa fotografi të hershme të tyre projektohen ndërkohë në ekran. I takon, çmallet, bisedon pak me ta. Më pas gara e pret sërish.
Surpriza e Mimozës
Një tjetër e privilegjuar e spektaklit të madh të së shtunës ka qenë Mimoza. Një surprizë ishte menduar për të. Gjatë ditëve të qëndrimit brenda shtëpisë së "Big Brother", në bisedat me banorët e tjerë ajo është shprehur shpesh se i mungonin motrat e saj. Teksa shkon në dhomën e rrëfimit, pasi ka thënë dy emrat e banorëve që ajo nominon për këtë javë, nga pas kolltukut del një person i veshur me pelerinë të zezë. Poshtë saj fshihet e motra. Malli dhe emocionet dallohen qartë te Moza, e cila kalon disa minuta në prani të së motrës.
Konkurrentët përballen me banorët e larguar
Banorët e larguar nga shtëpia kanë qenë të pranishëm në studio. Pasi kanë parë një klip me mendimet më të hidhura të thëna ndaj tyre, të eliminuarit janë përballur me banorët brenda shtëpisë në një lidhje direkte. Zhuljeta ka replikuar me Aidën për faktin që ajo ka thënë se nuk e duronte dot zërin e saj, Agoni dhe Mesida me Adelën, duke i thënë se ajo nuk ishte mirëkuptuese dhe se ajo nuk ishte aq zemërgjerë sa hiqej. Lirita ka replikuar me Qetsorin, i cili i ka thëne se e ka parë atë si pjesë të lojës dhe nuk kishte asgjë personale.
Adela dhe Bjordi
Arbana i ka kërkuar Adelës të shpjegojë edhe njëherë arsyen se pse ajo nominoi Bjordin, fakt që i ka habitur të gjithë. Adela ka theksuar edhe njëherë se ajo u ndje në vështirësi dhe për këtë arsye nominoi Bjordin. Ajo ka theksuar se nuk e bezdiste prania e tij.
Republika dhe Ani
Republika po ashtu ka sqaruar konfliktin e saj me Anin. Është shprehur se ajo ishte vetëm e inatosur sepse iu duk e pakuptimtë arsyeja që Ani dha për të.
Pse nuk u veshëm me rrobat e banjës?
Republika dhe Adela nuk i kanë veshur rrobat e banjës, të cilat ishin pjesë e provës së javës. Për këtë është humbur 50% e provës. Bika është shprehur gjatë spektaklit se ajo nuk do ta bënte kurrë këtë, as për 70000 euro, ndërsa Adela e ka shpjeguar veprimin e saj me komplekset që ajo ka për defektet e trupit të saj, të cilat nuk do të donte t‘ia shihnin të tjerët.
Kredhja në pishinë
Arbana u kërkon banorëve të dalin në oborr për të marrë vesh se kush do të jenë të nominuarit e javës. Surpriza u është rezervuar atyre që nuk nominohen. Një person brenda pishinës do t‘i tërheqë ata brenda.
Prova e javës
Pas koleksionit pranverë-verë "Big Brother", banorët duhet të realizojnë një tjetër provë gjatë kësaj jave. Titullohet "Strategjia". Pas spektaklit, në dispozicion të tyre janë vënë materiale për të realizuar fotografi artistike.