Maska tradicionale e gjeniut modern
Ai, ndjesinë tragjike të pamundësisë për të kapur jetën, e kupton në moshën e njomë, kur ishte 5 vjeç. Kështu shfaqet protagonisti i librit "Rrëfimet e një maske", që nuk është tjetër veçse vetë shkrimtari japonez, Yukio Mishima. Një grua e mban prej dore Yukio-n. Nga ana tjetër e rrugës, përmes rrezeve të diellit që i binin mbi sy, ai arrin të dallojë një djalë me dy thasë mbi shpinë. Djali është i bukur, i fortë. Yukio 5-vjeçar e do, çmendurisht, ashtu si dinë të duan vetëm fëmijët. Dëshiron të jetë si ai. Por djaloshi, largohet... "Kuptova se në botë ekzistonte një dëshirë depërtuese, po aq sa edhe vetë dhimbja...", shkruan Mishima. Kjo dëshirë që është e ngjashme me dhimbjen dhe që nuk na braktis asnjëherë, deri në çastet e fundit të arsyes, është bërthama qendrore e veprës së Mishima-s: shkrimtarit që Kawabata, fituesi i çmimit "Nobel" për letërsinë dhe njëkohësisht edhe maestroja i tij, e cilësonte si një prej shkrimtarëve më të admirueshëm të letërsisë japoneze pas Genji Monogatari-t. Dhimbja mund të ndihet edhe në dëshira, mund të identifikohet me të, sepse - siç na mëson Platoni dhe Buda - është dëshira. Dëshira për të pasur atë që nuk e kemi dhe që nuk do të mund ta kemi kurrë. Dëshira që, përballë bukurisë së të dashurit, bën që të na ziejë gjaku dhe që na bën me krahë. Dëshira që na përkund në iluzionin e të qenit pikërisht ti personi që ai do. Dëshira që na trondit mendjen dhe që na shtyn të vrasim brenda vetes gjithë sa duam. "A mund të duash pa dëshiruar? Mund të ekzistojë një dashuri e çrrënjosur prej dëshirës?", pyet Yukio. Nëse jeta është një skenë dhe koha e jetës është aq sa e një recitimi, është e mundur që kjo dashuri e ftohtë të ketë maskat e saj të skenës: në ndryshimet e fytyrës dhe të ndjenjave, në gënjeshtra; në grinë e ekzistencës së përditshme, së cilës i bëjmë guduli me të njëjtën dëshirë, njësoj si kur i bëjmë guduli edhe një fëmije. Ndryshe, të jetosh në dëshirë, ta lësh veten të konsumohesh prej saj, është njësoj si të jetosh me makthe në zemër: të jetosh në një konflikt të vazhdueshëm me botën. Dhe te shkrimtari Yukio Mishima, një nga zërat më domethënës të shekullit të shkuar, konflikti me botën mishërohet në atë me seksin. Protagonisti i ri, ai i librit autobiografi i "Rrëfimet e një maske" është homoseksual. Ai ka zbuluar pulsimin sekret, duke parë trupin nudo, të shënjuar prej shigjetave të Shën Sebastianit të Guido Renit; e konfirmon më tej, kur joshet prej Omit, shokut të tij të shkollës. Falë tij, ai rrëfen se dashuron "melankolinë e egër të mishit të pakonsumuar prej intelektit". Por bërthama e kënaqësisë - që një mendje e sëmurë ushqen nëpërmjet imazheve perverse të të rinjve të vrarë e të torturuar, me imazhet e hamendësuara për një vdekje të lavdishme për veten, në betejë - është gjithnjë aty: në dashurinë që nuk realizohet kurrë; në dashurinë që nuk e realizon dëshirën. Sepse në skenën që dominon jetën e tij, janë përherë gratë. Dhe ai, djaloshi që e quajnë Yukio, nuk arrin t‘i dëshirojë ato. Nuk e do lëkurën e tyre, puthjet, parfumin dhe lakuriqësinë e tyre. Jemi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një sfond poshtërimi dhe humbjeje, episodet nëpërmjet të cilave djaloshi homoseksual përballet me seksualitetin e tij në kërkim të një konfirmimi femëror që nuk do të mund ta ketë kurrë, shpërfaqin momente të një dëshpërimi të thellë: motra e një shoku. Vajza që i bie pianos, një kushërirë, prostituta me dhëmbin e artë... të gjitha përforcojnë paaftësinë dhe turpin e të riut.
Emri i tij i vërtetë është Kimitaka Hiraoka. Ai lindi në Tokio në vitin 1925. I ati, një zyrtar i qeverisë japoneze, ia ndaloi pasionin për letërsinë e artet, për këtë arsye ai u detyrua që t‘i publikojë veprat e tij nën pseudonimin Yukio Mishima.
"Nuk ka asgjë, përveçse një i vdekur, që mund të na thotë se sa larg nesh ndodhet materia, sa e pamundur është ta arrish atë", shkruan Mishima. E ndoshta, e vetmja mënyrë për ta arritur është të bëhesh i ngjashëm me të; ta shkatërrosh me bukurinë, natyrën, trupin, shpirtin, gjithçka. Ashtu siç ndodh në tregimin e tij "Patriotizmi", gjatë të cilit përshkruan edhe vetëvrasjen e dyfishtë të një togeri dhe bashkëshortes së tij. Tregimi, prej të cilit më vonë u realizua edhe një film interpretuar nga vetë Mishima, paraprin në një delir erosi dhe vdekjeje një vetëvrasje të qartë të vetë protagonistit, nëpërmjet seppuku-t: vetëvrasjes rituale, së cilës shkrimtari iu nënshtrua në moshën 45-vjeçare, më 25 nëntor të vitit 1970, për të protestuar kundër humbjes së traditës antike japoneze, për shkak të materializmit dhe modernitetit. Ishte një vdekje e tmerrshme. Ushtarët që asistonin gjatë aktit të vetëvrasjes së njërit prej shkrimtarëve më në zë të Japonisë së asaj periudhe, ishin indiferentë. Para se të vdiste, Mishima ulërinte: "Po e shikojmë Japoninë të zhytet në heshtjen më absolute të shpirtit. Ne do jemi duke i kthyer imazhin e saj dhe do ta bëjmë duke vdekur. Si ka mundësi që kënaqeni duke jetuar në një botë së cilës shpirti i ka vdekur"? Zëri i tij mbytej prej zhurmës së një helikopteri. Ai tentoi të tundte idealet nacionaliste dhe heroike të të rinjve japonezë; ai kreu një akt demonstrativ paramilitar në krye të një turme ndjekësish dhe përkrahësish të ideve të tij. Harakiri i Mishima-s u filmua nga telekamerat kombëtare. Morito, miku i tij më i ngushtë, me shumë mundësi edhe i dashuri i tij, vrau veten pas tij. Të dy prenë kokat. "Dy palë sy, bosh", shkroi Margherite Yourcenar. Materia. E paarritshme: si shpirti. Nacionalist siç ishte, Yukio Mishima vrau veten në shenjë proteste. Ai lindi në Tokio më 14 janar të vitit 1925. Daljen nga skena e organizoi me një qartësi gati prej maniaku dhe me një ftohtësi tepër të vështirë për t‘u kuptuar. Pasi la studion, për t‘u bërë gati për epilogun e jetës së tij, la mbi skrivani një shënim: "Jeta njerëzore është e shkurtër, por unë do të doja të jetoja përgjithnjë".