Ndërfana, në zemër të Arbrit
Mirditën e ka përqafuar pranvera. E bardha e luleve të kumbullës përzihet fort me të kuqen e dushqeve dhe të dheut të këtyre anëve. Pas një shiu të beftë mëngjesor, ajri është bërë edhe më i ngrohtë dhe njerëzia ka nisur të lehtësojë veshjen. Qëndrojmë pak në Rrëshen dhe marrim udhën për më në Veri. Jemi nisur drejt krahinës së Ndërfanës, drejt territoreve që shtrihen mes dy lumenjve më të rëndësishëm të Mirditës, Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël. Ndërfana nuk është larg Rrëshenit. Tokat e saj nisin që në të dalë të qytetit, tek Ura e Fanit, aty ku dy lumenjtë takohen pas një rrugëtimi të gjatë. Që këndej e deri nja tetë kilometra më në Veri, përgjatë rrugës Rrëshen-Kukës, jemi miq të "nërfanasve", që bëjnë pjesë tradicionalisht në bajrakun e Kuzhnenit. I përshkojmë shpejt dhe gati pa e kuptuar ato pak kilometra rrugë. Më shumë se po udhëtojmë në histori bëhemi dëshmitarë të një krahine-kantier. Rruga e re e Kosovës kalon vetëm pak metra në të djathtën tonë. Makina të rënda dhe punëtorë që lëvizin pa pushim mbi xhadenë gjigande janë gjëja që na bie më tepër në sy. Kur mbërrijmë në majë të një kodre në Gziq, fshati i sotëm më i rëndësishëm i Ndërfanës, i gëzohemi edhe ne pranverës që më në fund vendosi të vijë për fare. Çdo gjë duket e paqtë dhe e butë: pemët e lulëzuara, delet që kullosin pa u trazuar mbi barin krejt të gjelbër, ajri, që është pastruar edhe më nga shiu i para pak minutave… E megjithatë e ndjejmë se qetësia është disi e tepruar. Ka diçka që nuk shkon sot në Ndërfanën e ngrohur nga pranvera, një gjë që fshihet në portretet serioze të kalimtarëve, në zërin e ulët të bisedave, në portat e mbyllura të shtëpive, në trishtimin e grave… Më vonë do të mësojmë se në fshat ka një mort. Dhe morti këtyre anëve respektohet po aq sa edhe vetë jeta.
Me Gjonin duke folur për histori
Gjon Marku është "i nërfanas". Ai është i pasionuar pas Mirditës dhe pas fshatit të tij, autor i tetë librave. Gjoni, vetë i njëmbëdhjeti fëmijë, në fillim bën me dorë andej nga është shtëpia e tij prindërore. "Atje poshtë - thotë - n‘anë t‘lumit asht shpia e fëminisë time. Atje kam nanën, shkoj sa ma shpesh që të mundem". Pastaj nxjerr librin që ka shkruar mbi krahinën e tij. Prej këtij libri të ngjeshur me plot të dhëna do të mësojmë historinë e njërës prej krahinave më të vjetra të Mirditës.
Ndërfana (fshatrat e sotëm Gziq, Ndërfanë, Ndërfushaz) ka marrë disa emra gjatë historisë së saj të gjatë: Derfantena, Trifantina, Interfandia e madje edhe Elefantia. Me Gjonin diskutojmë gjatë, se si Lleshi i Zi, i famshëm ndër kapedanët e Mirditës, ndërtoi një kanal vaditës që në të herët të shekullit XIX, se si ka ardhur duke u pakësuar popullsia, se si kanë qenë dikur kishat e vjetra. Gjoni flet gjatë dhe me pasion, ashtu si mund të flasë një njeri për vendlindjen e tij. Derisa vijmë në pikën më delikate, në një mbishkrim që e ka bërë Gziqin dhe Ndërfanën një nga krahinat më të rëndësishme të mesjetës, deri diku vetë zemrën e Arbrit.
Në qendër të Ndërfanës, në Gziq, në traun e mermertë që mbante portën e qelës, konsulli austro-hungarez në Shkodër, Theodor Ippen, pat zbuluar një mbishkrim në latinisht dhe fare pranë tij një stemë kalorsiake që paraqiste një shqiponjë në profil. Në 1901, Ippeni u mjaftua vetëm ta vizatojë mbishkrimin dhe të na paraqesë një rrëfenjë që ia thanë të moçmit e Gziqit, sipas së cilës, në afërsi të vendit ku ishte kisha, ka ekzistuar një abaci e madhe e cila më pas u shemb nga një Vali i Rumelisë si shenjë hakmarrjeje ndaj mirditorëve që nuk kishin pranuar t‘i nënshtroheshin. Studiuesit e mëpasëm panë te ky mbishkrim një shenjë të rëndësishme. Prej kohësh ishte bërë e ditur ekzistenca e një abacie bendiktine në Ndërfanë. Mirdita në fakt është lidhur që herët me benediktinët. Këta ndërtuan tre abaci të fuqishme në tre pika të rëndësishme të saj: në Orosh, në Rubik dhe në Ndërfanë (ka shumë gjasë që në shekullin VII). Asokohe abacia e Ndërfanës i kushtohej Shna Prendës. Kisha ku u gjet mbishkrimi i fragmentuar kishte kohë që i kishte kaluar Shën Mërisë. Në fillim Shuteriqi e Tirtja dhe më pas Koço Zheku i hynë punës për të mbledhur në një mbishkrimin e Ndërfanës. Zheku arriti t‘i bëjë bashkë të tetë copat e arkitraut të mermertë, që arriti kështu në 1.6 metra gjatësi. Ja përmbajtja e tij në shqip, sipas Zhekut. Mbishkrimi nuk ka asnjë presje dhe pikë. Kështu ishte zakoni i kohës: "I shkëlqyeshmi legat tribun Antoni i të përndriturit Gjergj me shpenzimet private të lënë me kusht e ndërtoi të poshtëshënuarin tempull të çliruar nga detyrimet e paprekshme të pajtores Shna Premte të Ndërfanës në Mysjen e Epër me gjithë qejf ia blatoi kombit të denjë atyre që gëzojnë beneficet e tij dhe sipas testamentit të Dhimitrit ua dorëzoi gjykatësve të cilëve iu shtoftë nderi ashtu edhe ia blatoi nipit sepse kështu ai premton në testament domethënë vasalit Progon protosevast pasi mblodhi kolektivin e kësaj bazilike të Zotit e gjykoi se ishte nevoja të bëheshin të gjitha gjërat. Kujtoje o Zot shërbëtorin tënd domethënë abatin".
Mbishkrimi u datua në vitet 1190-1216, bash në kohën kur arbrit e këtyre anëve nisën të ngrinin formacionet e para të brishta shtetërore. Dy princërit që përmenden në mbishkrim, Dhimitri dhe Progoni, ka shumë gjasë që të jenë nga ata paraardhësit e familjeve të mëdha që çuan më pas në dinastinë e Dukagjinëve e cila sundoi në këto anë për disa shekuj. Shumë studiues mendojnë se shqiponja e gurtë, e gjetur në Gziq është stema e Dukagjinëve, porse sikurse ndodh rëndom, e vërteta e atyre kohëve të mjegulluara nuk është fort e lehtë të gjendet.
Aleksandër Meksi, që i kushtoi një pjesë të mirë të punës së tij studimit të kishave të vjetra të Mesjetës së Hershme, mendon se abacia e Gziqit (Ndërfanës) bënte pjesë në dioqezën e Arbrit, e cila mbulonte pak a shumë territoret e Mirditës së sotme, qendra e së cilës ishte abacia e Oroshit, meqenëse kjo ishte e vetmja abaci mitrale, çka do të thotë abati i saj ishte i barasvlefshëm me një ipeshkv.
Askush nuk i mban mend më emrat e abatëve që drejtuan manastirin tashmë të zhdukur. Vetëm në shekullin XV përmendet një Pal të cilit Papa i kishte dhënë të drejtë ta përfaqësonte deri në Bosnjë e Greqi. Nuk dimë asgjë më shumë për këta kalorës fetarë njëherazi priftërinj, diplomatë, ushtarakë, mësues dhe zotërinj feudalë. Ne vetëm mund t‘i përfytyrojmë të rrethuar brenda mureve të fortesës së tyre mes dy lumenjve, duke iu lutur Shna Prendës që t‘i shpëtonte nga sulmet e osmanëve, që po i afroheshin portave të tyre.
Na majë të një kodre jo shumë larg rrugës nacionale lartësohet Kisha e Shën Mërisë së Gziqit. Gjoni na tregon vendin se ku ka qenë abacia e vjetër. Një grumbull varresh dhe disa dele që kullosin qetësisht në troje të kishës nuk na kujtojnë asgjë nga e kaluara, porse Gjoni na thotë se vazhdimisht, sa herë që hapet ndonjë varr i ri, dalin në dritë copa të vjetra qeramike. Kisha e Gziqit ka ardhur duke u tkurrur. Nga një abaci e lavdishme u shndërrua në një famulli të mjerë. Një relator i kishës, Zmajeviçi, e gjen në shekullin XVIII thuajse të rrënuar. Ajo mbulonte vetëm tre fshatra Ndërfanën, Gziqin dhe Munegën me 22 shtëpi ku strehoheshin 185 banorë. "Kisha e Zojës - shkruan Zmajeviçi - ka dimensione 75 pëllëmbë e gjatë dhe 28.5 pëllëmbë e gjerë, e mbuluar dhe me një pjesë të çatisë të rënë, është në gjendje kritike. Posedon ara, livadhe dhe vreshta, por arat janë të papunuara se një pjesë e madhe nuk janë pjellore… Qela është afër kishës, por mbledh pak nga detyrimet për shkak të varfërisë së madhe të banorëve".
Kisha është rindërtuar disa herë. Mbi ballin e portës së saj lexojmë të gdhendur në gur: ADMCMXXXII. Kjo do të thotë se njëri prej rindërtimeve ka nisur në 1932. Gjoni na tregon se si gjatë një beteje të ashpër, gjatë tetorit të 1944, kisha ishte djegur në një pjesë të mirë të saj. Një predhë kishte shpërthyer mbi murin e saj perëndimor. Së fundmi Kisha e Zojës së Gziqit është rindërtuar në 1995.
Na bën përshtypje një kambana e vogël e lidhur në njërën prej shtyllave të tensionit të lartë. "Edhe këto kanë histori - na thotë Gjoni - ndonjë u ruajt nga fshatarët në fshehtësi në kohët më të vështira të sundimit të ateizmit. Ndonjë tjetër u pat përdorë si çangë për të dhënë kushtrimin". Kambana e vogël mban datën 1900. E lidhur në një shtyllë tensioni ajo shikon që nga lartësia e kodrës së Zojës punimet që vazhdojnë poshtë në fushë. Njëri prej nesh kërkon ta tundë. Gjoni shpejton menjëherë: Nuk asht mirë! Poshtë në fshat ka nji mort. Ja ku kaluam nga historitë e vjetra te morti i sotëm.
Rreth e qark mortit
Kemi zbritur në rrugën nacionale. Grupe-grupe, krejt të heshtur, me fytyrë të vrarë, "nërfanasit" i afrohen shtëpisë ku ka ra morti. Një djalë 27-vjeçar ka humbur jetën në Greqi në një aksident me motor. Lagjja Kalanjane, ku është shtëpia në fatkeqësi, është e stërmbushur nga njerëzit dhe makinat. Në këto anë e kanë zakon që t‘i qëndrojnë njëri-tjetrit pranë në raste fatkeqësish. Do të donim të takonim ndonjë të moshuar që të na fliste më shumë për Ndërfanën dhe historitë e saj të shumta, porse duket se nuk kemi gjetur ditën e duhur. Këtu gjithçka është mpirë. Askujt nuk i shkon mendja të flasë për gjëra të së shkuarës me arkivolin e djaloshit ende të pakallur. E bëjmë një xhiro në periferi të fshatit, mbase ndonjë i moshuar i pamundur nuk ka dalë të shkojë në ceremoninë mortore. Më kot, të gjitha trokitjet dalin pa sukses. Një vajzë e vogël është ulur në një stol në anë të rrugës. Mësimi ka mbaruar dhe vogëlushja tani pret që të vinë ta marrin. Ajo na sheh me kërshëri. Me siguri ka menduar: Po këto xhaxhat përse nuk kanë shku atje ku janë mbledhë t‘gjithë?
E ndjemë veten ligsht në fshatin e mbërthyer nga zija dhe kështu vendosim që të bëjmë një shëtitje në lagjet e jashtme. Gjoni na thotë se në këto anë, në tetorin e 1944, është zhvilluar një betejë e ashpër me gjermanët. 22 partizanë, 13 fshatarë dhe gjysma e shtëpive të Gziqit të djegura, ky ka qenë bilanci i luftimeve që kanë vazhduar gati një javë nga 20 deri më 26 tetor të 1944. Duket se gjithçka ka nisur me kalimin e Divizionit të II në Veri. Në këto anë kalon një nga rrugët më të rëndësishme të krejt rajonit, ajo që lidh Kosovën me Adriatikun. Gjermanët ishin të interesuar që ta mbanin nën zotërim këtë rrugëkalim që do t‘u shërbente trupave të tyre të tërhiqeshin me sa më pak humbje drejt Kosovës. Kështu ka plasur lufta e ashpër. Në fillim është bombarduar qela e Kishës së Zojës, ku ishte mbledhur shtabi i partizanëve dhe në ditët në vijim kanë vazhduar luftimet mes dy palëve për zotërimin e rrugës. Një autoblindë gjermane që bie në një minë shpërthen zemërimin e njohur të gjermanëve, që nisin të djegin shtëpitë rreth e rrotull. Kjo histori ka vazhduar për ditë me radhë deri sa gjermanët janë tërhequr drejt Urës së Matit. Historia kishte ndodhur dhe mirditorët kishin shtuar listën e dëshmorëve të tyre të Luftës.
Tani e kemi larguar disi atë shijen e hidhur që na kishte lënë fshati i mbërthyer nga zija dhe ndjehemi më mirë. Ecim për do kohë përmes disa gardheve të këndshëm në anë të disa shtëpive, që kanë nisur të rrethohen nga gjelbërimi i porsambërritur. Një e moshuar, tipike mirditore, bën zakonin e vendit, na fton brenda. "Burri e djali nuk janë. Kanë shku atje poshtë n‘mort, se e kane pasë kushri ate djalin e shkretë - na thotë nana e mirë - po ju urdhnoni mrenë, nuk e kena zakon me e lanë mikun jashtë". Mësojmë rastësisht se jemi bash e në njërën prej shtëpive që janë djegur në tetorin e 1944. Katër vetë nga kjo shtëpi kanë humbur jetën gjatë reprezaljeve të gjermanëve dhe vetë i shoqi i nënës mezi ka shpëtuar. Një kunatë e mikpritëses tonë që ishte më e rritur asokohe se të tjerët, nuk e morri veten kurrë nga shoku i skenave të përgjakshme që pa në ato ditë tetori. Pa të zotin e shtëpisë nuk mund të rrimë më gjatë në shtëpinë mirditore. E rrufisim me të shpejtë në oborr kafen e zakonit dhe bëjmë të shkojmë tutje. Te dera na përcjell nipi i plakës. Ka një emër tipik gjerman. 62 vjet më parë, gjermanët kishin dashur t‘i vrasin gjyshin. A nuk është kjo shenjë se mirditorët nuk mbajnë inat?
Poshtë në rrugë, në krah të një shtylle të tensionit të lartë një lapidar - apo më mirë me thanë një strukturë e çuditshme që pretendon të jetë e tillë - u kujton udhëtarëve masakrën që vazhdoi për një javë rjesht në një vjeshtë tashmë të largët.
(Për këtë reportazh u përdorën materiale nga Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër, përkthyen Gjerak Karaiskaj, Ardian Klosi, K&B, Tiranë 2002; Aleksandër Meksi, Arkitektura e Kishave të Shqipërisë , shekujt VII-XV, Uegen, Tiranë 2004, Ndue Dedaj, Toka e Katedraleve, Tiranë 2006; Gjon Marku, Ndërfana, Tiranë 2008).
Raportet e "Misonit Shëtitës"
Disa pranvera të ndryshme
Më poshtë do të lexoni dy raporte që misonarë jezuitë të "Misonit Shëtitës" i kanë dërguar qendrës në Shkodër. I pari është hartuar nga At Domenico Pasi, themeluesi i misionit, në 1895, dhe i dyti nga At Engjëll Serreqi, në 1906. Të dy kanë qenë në fshat në prill. Ne ishim në Ndërfanë në një prill tjetër, krejt të ndryshëm, shumë vjet pasi misonarët kishin kaluar në këto anë.
Ndërfanë, prill 1895
"Një burrë po më tregonte për disa zakone të malësorëve. Ndër të tjera, më thotë se në dreka a në bankete, ku janë edhe grupe të rinjsh, nëse ata e dinë se midis tyre ndodhet edhe dikush që nuk e ka marrë ende gjakun e ndonjë të afërmi o kushëriri të vrarë, e përbuzin si një frikacak të pavlerë.
Kur pastaj nxirret rakia, këtij djaloshi nuk i japin një gotë të mbushur plot, si gjithë të tjerëve, por vetëm përgjysmë. Dhe derisa nuk e ka vrarë ende hasmin e tij, nuk vete në shumë dreka apo në mbledhje burrash, pse e di se nuk do ta nderojnë, por do ta përbuzin. Kështu, përfundonte ky burrë i mirë, nuk ke pse të habitesh që bëhen aq shumë vrasje. Pastaj më tha se i biri i një bajraktari, pse kishte shkrehur një ditë pushkën kundër një tjetri në shesh të fshatit, kush e di se për çfarë motivi, e kishin futur në burg.
Bajraktari, duke iu trembur qeverisë, i tha të birit se do të kishte bërë mirë të mos kishte shkrehur atë ditë në shesh. Atëherë i biri, fare gjakftohtë i ishte përgjigjur të atit: ‘Baba, kam bërë atë që më keni mësuar gjithë kohën në shtëpi; pra të mos duroj asnjë fyerje pa u hakmarrë‘".
Ndërfanë , prill 1906
"… Sapo mbërritëm në kishën e Ndërfandës, e para punë që do të bënim ishte të siguronim një armëpushim, në mënyrë që të gjithë të merrnin pjesë pa frikë në predikimet e misionit, sepse tri lagje i kishin lënë fare shtëpitë dhe ishin strehuar në vende të sigurta, të përshtatshme për të përballuar e për të luftuar armikun.
Gati të gjithë ditën e kaluam duke shkuar sa në njërin vend në një tjetër për t‘i gjetur e për të biseduar me kryetarët, pastaj na duhej të dëgjonim njëmijë arsyetime të tyre për vështirësitë që paskëshin për vendosjen e një armëpushimi, që pasi i kapërcyem me durim e qetësi, mundëm ta siguronim atë për të gjithë kohën që do të ishte misioni në fshat.
Hapi i parë pra ishte bërë, për kënaqësinë tonë, dhe i gjithë populli, i sigurt nga besa e vendosur, nisi në masë të drejtohej nga kisha, por në oborrin e saj rrinin të ndarë sipas grupeve; veçse duhej të rrinim syhapur që të mos lëshoheshin fjalë fyese e nxitëse që do të ndiznin gjakrat.
Por si kishin nisur gjithë këto ngatërresa e sherre? Shkaku ishte një terren prej katër a pesë dynymësh, që secila nga të tria lagjet, ajo e Shtjefanakut, ajo e Barthatit dhe ajo e Pergjonajt, thonin se është e tyre. Asnjëra lagje nuk i lejonte të tjerat ta punonin këtë tokë dhe për këtë përplasje ishin bërë katër vrasje e tri plagosje; tashti, me qenë se ishte prishur kanali ujitës, toka ishte tharë dhe nuk jepte asnjë prodhim; dhe me qenë se askush nuk mund ta kosiste barin, sepse mund të vritej nga pushkët e të tjerëve, një sasi e madhe e tij kishte shkuar kot; u kishin vjedhur pastaj bagëtitë njëri-tjetrit. Pra kaq e ngatërruar ishte kjo punë, sa dukej e pamundur të viheshin në vend dëmet e panumërta të shkaktuara dhe të qetësoheshin shpirtrat e tyre të murrëtuar, që mendonin vetëm për të tjera masakra e për të tjera shkatërrime. Kishte më shumë se një vit që vazhdonin këto grindje, sa shumë ishin lodhur kryetarët e Rrëshenit e ata të të tjerave bajraqe për të arritur një ujdi, por asgjë nuk kishin bërë dot. Lypsej mirësia e Zotit që të zbuste këto zemra të egërsuara, të cilat ishin kapluar keqas nga urrejtja e kësisoj nuk ishin në gjendje të pranonin asnjë lloj arsyetimi.
Që në fillim u përkujdesëm t‘i bindim të tria lagjet të hiqnin dorë nga çdo e drejtë pronësie që mendonin se kishin mbi atë copë tokë. Të parët që u tërhoqën përballë arsyetimeve të misionarëve qenë ata të Shtjefanakut dhe ata të Barthajt, ndërsa ata të Pergjonajt nuk donin t‘ia dinin, dhe vunë si kusht që më parë t‘u ktheheshin lopët që ua kishin vjedhur e që i kishin shitur ose i kishin therur për mish. U arrit që vjedhësit t‘u jepnin të zotëve të lopëve të vjedhura nëntë pushkë si pengje dhe të caktonin dy dorëzanë, që do të siguronin se brenda 15 ditëve fajtorët do t‘u dorëzonin atyre aq lopë sa u kishin vjedhur…
… Ndërsa në tokën, e cila ishte bërë mollë sherri në mes tyre dhe u kishte sjellë kaq dëme e prapësi, të tria lagjet njëzëri vendosën t‘ia lënë në dorë autoriteteve fetare; për këtë u ngul në mes të saj një kryq në prani të banorëve të dy lagjeve, Gziqit dhe Oroshit; dhe me këtë akt dëshmohej se kjo tokë nuk do të punohej kurrë, por do të shërbente si kullotë e përbashkët për gjënë e gjallë, derisa autoritetet qeveritare, dhe me miratimin e priftit, nuk do të kishin marrë një vendim tjetër…".
(At Giuseppe Valentini, Ligji i maleve shqiptare, (nga relacionet e Misionit Shëtitës Jezuit në Shqipëri 1880-1932), përktheu Dilaver Baxhaku, Plejad, Tiranë 2007).