E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farina: Zgjedhje te shkelqyera

Deputeti i partise se Berluskonit dhe anetari i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Renato Farina, ka deklaruar se Shqiperia duhet ndihmuar ne rrugen e saj drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian, pasi ne kete menyre do te kishte edhe nje paqesim me te lehte ne gjithe rajonin e Ballkanit. Deputeti Farina, i cili ka qene vezhgues ne zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi, vleresoi se "ato ishin zgjedhjet me te mira, edhe se ne disa vende te BE-se". "Une kam qene vezhgues i zgjedhjeve vitin e kaluar si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Bullgari, Mal te Zi, Ukraine e Moldavi. Niveli standard elektoral ishte pozitiv ne te gjitha keto shtete, por i Shqiperise ishte i shkelqyer, pervec problemit te votimit familjar, i cili pranohej nga te gjitha partite", ka qene deklarata e Farines. Per sa i perket ngercit politik ne Shqiperi, Farina i vlereson si shume pozitive hapat qe jane bere edhe nga Keshilli Evropian, per te zgjidhur kete problem ne Parlament. "Mendojme se qeveria Berisha, eshte nje qeveri totalisht legjitime per te qeverisur dhe ftojme opoziten te kontribuoje ne Parlament, pasi sipas eksperiences qe kemi, refuzimi i debatit parlamentar krijon vetem tensione sociale dhe deligjitimon organizmat demokratike", u shpreh Farina, ndersa ishte shume optimist kur deklaroi se mund te gjendet nje zgjidhje. Ne viziten e tij te trete ne Shqiperi, Farina veren se Shqiperia eshte nje vend qe po zhvillohet me shpejtesi. "Tashme ka me pak kriminalitet dhe me pak krim rruge, ne krahasim me vendet e tjera evropiane edhe me qytetet e medha italiane. Ditet e fundit jane publikuar shume artikuj ne gazetat italiane, vecanerisht ne gazeten "La Stampa", ku thuhej se Shqiperia eshte nje vend qe po rritet shume shpejt", tha ai. Sipas deputetit te partise se Berluskonit, nuk mund te mohohet se ekziston edhe fama e korrupsionit sidomos ne sektorin urbanistik. Megjithate, Farina theksoi faktin se eshte reduktuar ndjeshem burokracia per sa i perket hapjes se nje biznesi, dhe kjo tregon qe Shqiperia ka ecur perpara edhe ne krahasim me Italine ne kete sektor. Imazhi i Shqiperise ne Itali eshte permiresuar jashtezakonisht, tha Farina, ndersa vuri ne dukje se "fakti qe nuk ka me skafe qe vijne nga Shqiperia ne Itali dhe anasjelltas, eshte prove e nje serioziteti te madh, si nga ana e qeverise ashtu edhe nga ana e popullit shqiptar". Deputeti Farina mori pjese ne konferencen perkujtimore "Nene Tereza ne 100-vjetorin e lindjes", qe u zhvillua ne Tirane. Nderkohe qe nuk eshte hera e pare qe eurodeputetet italiane mbeshtesin integrimin e Shqiperise ne strukturat evropiane. Ka qene ministri i Jashtem, Fratini ai qe tashme ka marre rolin e "avokatit" te Shqiperise ne BE, per liberalizimin e vizave por dhe per vendimin per statusin e vendit kandidat ne kete organizem.

Farina
"Tashme ka me pak kriminalitet dhe me pak krim rruge, ne krahasim me vendet e tjera evropiane edhe me qytetet e medha italiane. Ditet e fundit jane publikuar shume artikuj ne gazetat italiane, vecanerisht ne gazeten "La Stampa", ku thuhej se Shqiperia eshte nje vend qe po rritet shume shpejt", tha Farina.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›