E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toci: Korrupsioni po ndalon biznesin e huaj te investoje

Deputeti i PS, Fatmir Toci, tha dje se nje tjeter raport nderkombetar provoi edhe njehere se Shqiperia, nen Sali Berishen eshte shume larg standardeve. Ne nje komunikim per mediat nga selia roze, ai theksoi se vendi ngeli jo vetem larg standardeve te vendeve te Bashkimit Evropian, ku ne synojme te integrohemi, por edhe teper prapa vendeve te tjera te rajonit. "Keshtu raporti "Mbi rritjen e konkurrences se sektorit privat ne Shqiperi", studim i Bankes Boterore, tregon edhe njehere se Shqiperia mbetet pas te gjitha vendeve te tjera ne rajon per investime direkte te huaja per fryme", vleresoi Toci. Sipas tij, arsyeja per kete, gjendet po brenda rreshtave te ketij raporti. Ai tha se duke provuar ate qe Partia Socialiste po thote prej disa muajsh, raporti tregon se korrupsioni eshte nje nder pengesat kryesore qe i ndalon biznesmenet e huaj te investojne ne Shqiperi, dhe pervec kesaj vazhdon te jete edhe sot, me se 5 vite pas "duarve te pista", nje problem madhor per te gjitha bizneset vendase, e sidomos ato sipermarrje qe synojne te punojne me shtetin shqiptar. "Pavaresisht kuadrit rregullator, i kontestuar per cilesi te dobet, zbatimi i ketij kuadri ne terren ndesh ne nje pengese shume te madhe. Sipas raportit, biznesmenet shqiptare duhet te shpenzojne kohe me organet tatimore e gjyqesore qe vendimet te merren ne favor te tyre, e per me teper ata shume shpesh detyrohen te paguajne ryshfete", tha me tej deputeti socialist. Per te, Shqiperia rezulton e fundit ne rajon per kontrollin e korrupsionit, cilesine rregullatore dhe shtetin ligjor. Ai tha se kjo nuk eshte menyra me te cilen Shqiperia do te hyje ne BE. "Duke qene se korrupsioni eshte edhe nje nga kushtet qe i jane vene qeverise per liberalizimin e vizave, duket qarte se qeveria e "duarve te pista" po deshton ne nje tjeter detyre thelbesore e angazhim te saj", theksoi Toci.
Intervista/ Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtem flet per ngercin politik, rrezimin e gjyqtareve, integrimin ne BE dhe levizjen e lire, nderhyrjen e tepruar ne Peze, marredheniet me Nanon, LMN dhe Ramen kryebashkiak

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›