Shtëpia e Dashamir Pezës, PD:Veprimi i deputetit të PS, i turpshëm

"Jam sot para jush për të përcjellë shqetësimin e banorëve të Pezës për zënien e shtëpisë-muze të Konferencës së Pezës dhe për të denoncuar qëndrimin e deputetit Dash Peza ndaj moszbatimit të ligjit". Kështu u shpreh deputeti demokrat Luan Skuqi sipas të cilit, ka qenë premtimi i tij elektoral që këtë shtëpi ta shndërronte në shtëpi-muze, duke ia kthyer atë banorëve të Pezës dhe mbarë Shqipërisë.
"Ajo që ndodhi para disa ditësh, ku Dash Peza pengoi zbatimin e vendimit të qeverisë për marrjen në mbrojtje të kësaj shtëpie, përbën një akt të rëndë dhe ofendim për vet ngjarjen historike si dhe për banorët e Pezës dhe të gjithë Shqipërisë. I garantoj qytetarët e Pezës se asgjë nuk do të pengojë përpjekjet e mia në shndërrimin e këtij objekti në muze, në nderim të përpjekjeve të popullit të Pezës dhe të gjithë Shqipërisë për liri dhe bashkim", u shpreh Skuqi.