Qytetarët denoncojnë: Mjekja nuk më jep ilaçet e rimbursueshme
Tiranë- Në një ankese të bërë nga një qytetarë pranë stafit të gazetës sonë, mamaja e të cilit vuan nga semundje të ndryshme rrëfehet se mjekja e familjes nuk pranon t’i rimbursojë ilaçet që janë të rimbursueshme, pasi sipas tij mjekja thotë: më tejkalon kuotën e përcaktuar nga drejtoria.
Duke u interesuar për çështjen, folem me drejtoreshën e Insitutit të Sigurimëve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH). Drejtoresha e këtin insituti, Elvana Hana e pyetur në lidhje me çështjen u shpreh se nuk ka asnjë kuotë të përcaktuar për rimbursimin e ilaçeve dhe se mjekja e familjes duhet të japë të gjitha ilaçet që i nevojiten pacientit dhe që janë të rimbursueshme. Stafi i gazetës I D E A po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij shqetësimi.
Stafi i gazetës I D E A, përmes rubrikës DENONCO, në info@gazetaidea.com, ju jep mundësinë për të denoncuar problemet tuaja!
Shkrime të tjera me interes: