Farmacistet, informacion per barnat nga Italia
Nese farmacistet apo punonjesit e qendres se Kontrollit te Barnave kane probleme me barnat, perdorimin ,regjistrimin apo prodhimin e tyre do te marrin informacion nga Italia por edhe do te trajnohen ne kete vend. Kjo fale nje bashkepunimi mes Shqiperise dhe Italia ne fushen e farmaceutikes ne drejtim te edukimit te vazhdueshem mjekesor, si dhe ne shkembimin e informacionit. Ne mjediset e Ministrise se Shendetesise, u nenshkruar te enjten Memorandumi i Mirekuptimit per kete bashkepunim, ndermjet MSH dhe Agjencise Italiane te Barnave. Memorandumi, i pari i nenshkruar ne kete drejtim, konsiston ne nje bashkepunim me te thelle me kete agjenci ne fushen e farmaceutikes dhe eshte nje hap i rendesishem", ka pohuar keshilltari i Ministres se Shendetesise, Elvis Kena. Sipas tij, Memorandumi konsiston si ne shkembimin e informacionit per barnat qe vijne ne Shqiperi nga Italia, edhe deri ne trajtimin e personelit tone te strukturave farmaceutike, sic eshte Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave, prane struktures se AIF. Trajnimi do te shkoje qe nga regjistrimi i barnave deri tek inspektimi i fabrikave prodhuese, ose i aktiviteteve te tjera farmaceutike. Duke u ndalur tek shkembimi dypalesh i informacionit, Kena tha se pala italiane do te informoje sa here qe ka nevoje pala shqiptare. "Kjo ndihme do te jete per profilin i sigurise se medikamenteve, per qarkullimin apo jo ne shtetin italian te tyre, per cmimin ne Itali. Nga ana tjeter do t'i ofroje mundesine pales shqiptare, te kaloje periudha te shkurtra te mesme apo te gjata trajnimi, prane strukturave te veta", ka pohuar specialisti i farmaceutikes ne Ministrine e Shendetesise .
Eksperienca
Per te pare, sesi punohet ne nje njesi autonome evropiane ne drejtim te farmaceutikes, ne regjistrimin e barnave, inspektimin e fabrikave dhe te aktiviteteve te tjera farmaceutike, punonjesit e QKKB-se do te shkojne per periudha te ndryshme specializimi ne Itali.
Eksperienca
Per te pare, sesi punohet ne nje njesi autonome evropiane ne drejtim te farmaceutikes, ne regjistrimin e barnave, inspektimin e fabrikave dhe te aktiviteteve te tjera farmaceutike, punonjesit e QKKB-se do te shkojne per periudha te ndryshme specializimi ne Itali.