E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeun e Shkencave e "fitojne" ish-pronaret

Fjoralba Shahaj

Territori dhe godina ku ndodhet aktualisht Muzeu i Shkencave te Natyres, qe permbledh punen mese 60-vjecare te specialisteve shqiptare, do t'i kthehet ish-pronareve. Sipas vendimit te djeshem te trupit gjykues te Gjykates se Larte, qe kryesohej nga gjyqtarja Shpresa Becaj, eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Apelit, qe sanksionon te drejten e pronesise dhe demshperblimit ose kompensimit te ish-pronareve per territorin dhe godinen e ish-konviktit "Naim Frasheri". Pala tjeter, ajo e pedagogeve te fakultetit te Shkencave te Natyres, kishte kerkuar me heret dhenien e statusit "Objekt i rendesise se vecante" per kete muze, kerkese qe eshte rrezuar. Ne ambientet e Muzeut, ku ndodhet nje pasuri kombetare e flores, faunes dhe mineraleve, takuam dje ish-drejtorin e ketij institucioni, Idriz Haxhiun, i cili ka punuar ne mbledhjen dhe koleksionimin e specieve, per te pakten 40 vjet. "Nuk di c'te them. Jam vertet i tronditur. Tirana sot me duket bosh fare", tha ai per "KJ". Nga ana tjeter, dje ne gjyq, ish-pronaret therriten "rrofte drejtesia", ndersa shtuan te pyetur nga gazeta se, objektet qe ndodhen aty, sic eshte psh., skeleti i balenes, mund te c'montohen dhe te montohen diku tjeter. "Kete e ka thene vete nje prej specialisteve qe ka marre pjese ne montimin e tyre", tha nje prej ish-pronareve, i cili edhe pse u pyet, nuk permendi asnje emer specialisti, qe ka bere nje deklarate te tille. Sipas relatorit te trupit gjykues, kur ndertesat nuk jane blere a shembur nga shteti, u njihet pronesia ish-pronareve, te cilet mund ta marrin ndertesen pas tre vjetesh. Nderkaq, keta ish-pronare do te lidhin kontrate qiraje me shtetin. Universiteti i Tiranes fitoi ceshtjen ndaj ish-pronareve ne Gjykaten e Shkalles se Pare, ne 16 dhjetor te vitit 2005, ndersa ish-pronaret fituan ceshtjen ne Gjykaten e Apelit ne 26 dhjetor 2006. gjithsesi, mbetet ende Gjykata Kushtetuese, e cila shqyrton vendimin, nese pedagoget do te vendosin ta cojne ceshtjen ne kete shkalle. Muzeu i Shkencave Natyrore, qe numeron nje shumellojshmeri speciesh te territorit shqiptar, u themelua ne vitin 1948, si pjese e Institutit te Shkencave, ndersa vite me pas ai kaloi nen varesine e Universitetit te Tiranes, prane Katedres se Zoologjise. Nderkaq, seksioni i mineralogji-paleontologjise, qe tani eshte i mbyllur, kaloi nen varesine e fakultetit te Gjeologji-Minierave. Vetem ne vitin 1996, ky muze, i vetmi ne llojin e tij ne Shqiperi, kaloi nen varesine e fakultetit te Shkencave te Natyres. Ne kohen e mbretit Zog, godina ka sherbyer si konvikt, ndersa pas pushtimi te Shqiperise nga Italia fashiste, ka qene baze per riparimin e motoreve te avioneve. Vetem ne vitin 1948, godina u shnderrua ne Muze te Shkencave te Natyres. Muzeu nuk ka pare driten e restaurimeve, qe prej vitit 2002, madje ky fakt ka qene nje argument i perdorur ne nje nga letrat e ish-rektorit te Universitetit te Tiranes, Shezai Rrokaj, drejtuar krereve me te larte te shtetit, presidentit, kryeministrit dhe kryetarit te Gjykates se Larte.

Ish-drejtori: "Nuk eshte e vertete qe skeletet mund te c'montohen"

"Nuk ka specialist qe mund te kete thene ose te thote se po te c'montohet skeleti i balenes, mund t'i shpetoje demtimeve. Ai ka dashur plot 6 muaj, per te ardhur ne ate gjendje qe ju e shihni sot", pohoi pedagogu i Fakultetit te Shkencave te Natyres, Idriz Haxhiu, i cili ka qene drejtor i ketij institucioni. Per te, ky muze, me vlere 300 milione euro, eshte pasuria me e madhe, puna 100-vjecare e shkencetareve shqiptare, dedikuar gjithe universitetet e Shqiperise. "Ne e kemi bere detyren tone dhe nuk kemi me asnje fuqi. Pikerisht sot, ne ambientet tona ishte nje specialist francez, qe vertet u mahnit nga ajo pune e madhe qe pa aty", shton me tej ai. Pasuria e Muzeut llogaritet ne rreth 15 mije specie, mes se cilave gjenden 44 lloje gjitaresh, 46 lloje amfibesh, mbi 200 lloje insektesh, 157 lloje peshqish dhe rreth 490 lloje intervertebroresh. Edhe pse sallat jane ne rrenim e siper, me lageshti dhe shume larg parametrave normale te nje Muzeu, ne ambientet e tre seksioneve: te Zoologjise, Botanikes dhe Gjeologjise, vijne per te bere praktike studente nga te gjitha Universitetet e vendit. Ai eshte me rendesi te madhe sidomos per studentet e biologjise, te pylltarise dhe gjeografise. Aty ndodhen edhe koleksione te pashoqe te botes shtazore nga Azia, Afrika, Amerika e Jugut, Oqeani Indian etj. Mes llojeve te vecanta te specieve, vlen te permenden fluturat tropikale, koralet, majmunet etj. Megjithate, krahasuar me objektet, gjendja e godines eshte vertet mjerane, madje ne disa salla, cfare bie jashte, futet brenda. Ne mes te nje salle per te qare hallin, qendron "krenaria" e Muzeut, nje skelet gjigant balene, ndersa disa trare te kalbur i qendrojne persiper. "Kjo eshte arsyeja se perse eshte mbyllur seksioni i objekteve minerare. Mund ta shihni ate vetem nga jashte, prej dritares", thote nje punonjese. Ajo nuk ngurron te shtoje se te fundit qe vizituan dje kete Muze, ishin disa femije te nje kopshti ketu ne kryeqytet. Sipas saj, ata duhet te kene memorizuar disa momente te vecanta, pasi ndoshta kur te rriten nuk do te kene me mundesi te shohin pasuri te tilla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›