Farmacistët pa licenca: S‘mund të prisnim më
Në Tiranë dhe në rrethe janë hapur dhe ushtrojnë aktivitetin disa farmaci të palicencuara. Që prej qershorit të vitit të kaluar pronarët e këtyre farmacive pritën e pritën me muaj të tërë që të mblidhej komisioni për ndarjen e licencave. Por një VKM e qershorit të vitit 2008 i ka hequr të drejtën Ministrisë së Shëndetësisë për licencimin e farmacive dhe ua delegon drejtorive të shëndetit publik rajonal. Mbledhja e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë për licencimin e farmacive është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar. Që atëherë procesi është bllokuar, pasi strukturat në DSHP ashtu si dhe vendimi për formularët e vetëdeklarimit nuk ishte marrë akoma. Pra, Drejtorisë së Shëndetit Publik iu ngarkua kjo detyrë, por ajo nuk kishte strukturat për ta bërë këtë punë. Për këtë arsye, të zotët e farmacive që kishin paraqitur kërkesat për t‘u pajisur me licenca nuk pritën më që t‘i jepej fund burokracisë dhe i hapën farmacitë pa u licencuar. "Fiks Fare" gjeti disa prej këtyre farmacive në Tiranë, që funksionojnë pa licencë. Vetë pronarët e tyre tregojnë se kanë disa javë që kanë filluar aktivitetin edhe pse DSHP nuk u ka kthyer përgjigje akoma për dhënien e licencës. Kudrete Kondi, drejtuese teknike në një farmaci në kryeqytet tregon se "farmacia është hapur që në dhjetor të vitit 2008 dhe akoma nuk marrim asnjë përgjigje nga DSHP. Ndërsa nuk kemi asgjë konkrete, licencën që të funksionojmë si farmaci, ne jemi akoma të stepur në drejtim të punës". Në Qendrën e Kontrollit të Barnave e dinë që janë hapur farmaci që shesin barna pa pasur licencë. Denian Shahini, kryeinspektor në QKB, shpjegon se në disa raste kanë dijeni dhe njoftojnë inspektorët, organet tatimore. Kaq i lejon ligji. Kohët e fundit kanë bërë lajmërime disa herë. Janë shtatë raste në disa rrethe, përfshi Tiranën, Durrësin, Librazhdin, Elbasanin dhe Krujën, që kanë aplikuar për licencë ndërkohë, por që nuk u është dhënë akoma, sepse ka një ndryshim ligji.
"Edhe ne po presim që të veprojmë. Kemi të paktën që nga janari që presim", shton kryeinspektori i Qendrës së Kontrollit të Barnave. Kryetari i urdhrit të farmacistëve, Arjan Jaupllari, kalimin e kësaj kompetence te DSHP-ja e shikon si një hallkë që shton korrupsionin, në një kohë kur pritet që të ngrihet qendra kombëtare e licencimit. Farmacistët, që janë në pritje, kanë menduar se do hapin farmaci dhe po bëjnë vetëgjyqësi duke pritur nga dita në ditë të licencohen. Nga ana tjetër, kryetari i urdhrit të farmacistëve shpjegon edhe një kleçkë në këtë proces. "Nëse do të bëhet licencimi sipas vendimit të qeverisë nr. 910 i datës 18.06.2008 ky është një vendim i jashtëligjshëm, pasi është i bazuar në projektligj dhe jo në ligj. Ligji i ndryshuar i barnave ka dalë në tetor të 2008-ës, kur vendimi i qeverisë është miratuar në qershor të 2008-ës. Kur pyesim për këtë problem specialistin e sektorit të Drejtorisë Juridike dhe Licencimin e Aktiviteteve Private, Arjan Bregu, ai i bën bisht pyetjes se ku është bazuar vendimi, duke thënë që është marrë në kuadër të procesit të Task-Forcës.